E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familjaret percjellin per ne banesen e fundit Alketa Canin

Ilirjan Cani, ndodhet ende në rrezik për jetën edhe pse mjekët shprehen se gjendja e tij vazhdon të qëndrojë në parametrat jetësor. 

40-vjeçari, u vetëqëllua me armën automatike, pasi kishte vrarë më parë bashkëshorten Alketa, 35 vjeçe. 

Ngjarja ndodhi në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, pasditen e të hënës, pas një grindjeje për shkak të teprimit me pijen nga 40-vjeçari në kushtet e problemeve ekonomike për shkak të një kredia që kishte marrë Alketa për rregullimin e shtëpisë. 

Dy fëmijët, 13 dhe 6 vjeç, janë marrë në kujdestarinë e prindërve të Ilirjanit, ndërsa varrimi I 35-vjeçares është kryer në banesën e prindërve të saj në rrugën Myslym Keta në Tiranë. 

Ky ishte krimi I dytë në familje në Tiranë, pas paradites së të shtunës, kur Genci Çarçani, vrau me thikë në rrugë, bashkëshorten Valbona. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›