E Diel, 1 Nëntor 2026

Aventura e tre vajzave te mitura ne Korce

Tre vajzat e mitura të cilat ishin edhe shoqe me njëra –tjetrën  duket se prej ditësh kishin planifikuar deri në detaje mënyrën se si do të largoheshin nga shtëpia drejt kryeqytetit. Një ditë më parë ,njëra prej tyre kishte marrë bizhuteritë e prindërve, ndërsa dy vajzat e tjera i kishin shitur tek një argjendari në qendër të Korçës për një shumë rreth 50 mijë lek të reja. Paraditen e së hënës ,vajzat e mitura kanë udhëtuar me fugon drejt Tiranës dhe janë vendosur në një hotel në periferi të saj. Pasi kishin paguar hotelin për tre ditë ,vajzat kanë shpenzuar pjesën më të madhe të lekëve të mbetura, për të ndryshuar look-un dhe për të blerë veshje. Jashtë kamerave  prindërit tregojnë se pasi lajmi është bërë publik mbrëmjen e djeshme nga mediat pronari i hotelit ku ishin vendosur vajzat  ka njoftuar prindërit e tyre. Te miturat me inicialet B. D., K. Z. dhe Xh. H. u deklaruan të humbura mbrëmjen e së hënës dhe u shpallën në kërkim nga policia e Korçës ,e cila bëri të mundur lokalizimin e vendndodhjes së tyre në më pak se dy orë.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›