Vrau bashkëshorten e më pas u vetëplagos, 39-vjeçari vdes pas 10 ditësh në spital
TIRANE – Ndërron jetë në spital, ushtaraku i Zall Herrit, Ilirjan Cani, i cili ekzekutoi me automatik bashkëshorten e tij Alketa Cani dhe më pas u vetëplagos me të njëjtën armë, pasditen e 15 korrikut. 39-vjeçari ishte shtruar në reanimacionin e spitalit ushtarak që prej 10 ditësh, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për 39-vjeçarin, mbi të cilin rëndonte akuza e vrasjes së bashkëshortes.
Ngjarja ndodhi pasditen e 15 korrikut në banesën e çiftit në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, ku Alketa Cani u ekzekutua nga bashkëshorti i saj. 35-vjeçarja u qëllua me pesë plumba në trup nga breshëria e automatikut. Pas kësaj, 39-vjeçari Ilirjan Cani u vetëplagos.
Sipas policisë, ngjarja ka pasur si motiv xhelozinë e 39-vjeçarit ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se kohët e fundit autori i krimit kishte filluar të pinte dhe zihej shpesh me Alketën, derisa e ka ekzekutuar me breshëri automatiku. Sipas policisë, Ilirjan Cani punonte si kapter në repartin 302 në Zall Herr dhe bashkëshortja e tij punonte në një firmë private.
(er.nu/BalkanWeb)