E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënon policinë, arrestohet 34-vjeçari

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë policisë së Shkodrës thonë se dje në orën 16.30, shërbimet e komisariatit të Policisë Shkodër, arrestuan në flagrancë shtetasin Vladimir Rrok Sokoli, 34 vjeç, banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi gjatë shoqërimit për në Komisariatin e Policisë së bashku me mjetin e tij të markës Nisan me targe CJ 766 RF, ky shtetas ka kundërshtuar me dhune dhe ka kërcënuar se do të marrë peng një punonjës policie të patrullës së përgjithshme, si dhe e ka tentuar të largohej, ku më pas është ndaluar nga forcat e policisë./Start/

                                                                                             2012-05-06 13:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›