Vrau djalin se nuk donte të punonte arat

Foto ilustruese
HAS- Babai vrau te birin vetem 21 vjec, pas nje konflikti pasi ky i fundit nuk pranonte te punonte arat.
Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kostur të komunës Golaj, në një moment tensioni mes 71-vjeçarit Binak Nabolli dhe djalit të tij, Ylber Nabolli.
“Panorama” zbardh detaje te ngjarjes. babë e bir kishin konflikte të herëpashershme, por sherri i radhës mes tyre përfundoi tragjikisht. I moshuari ka marrë një armë zjarri pistoletë, që e mbanin të fshehur në banesë dhe ka qëlluar drejt të birit duke e lënë të vdekur në vend. Burime të Policisë bënë të ditur se ka dyshime që ngjarja të ketë ndodhur që më 30 tetor. Blutë janë njoftuar paraditen e djeshme dhe kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes para se viktima të varrosej.
Të afërm të familjes kanë deklaruar se ata kanë pasur edhe me parë debate dhe mosmarrëveshje. Babai i kërkonte të birit të punonte arat, por djali 21-vjeçar i kundërvihej, pasi nuk kishte dëshirë të angazhohej me punët e bujqësisë. Burime të Policisë bënë të ditur se bazuar edhe në dëshmitë e banorëve, autori i krimit ishte tip problematik në fshat dhe sipas tyre ai shfaqte probleme mendore.