E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizita e Hillary Clinton ne Tirane, policia siguron rruget

Policia e Tiranes ka hartuar nje plan te rrepte masash per sigurimin e rrugekalimit te delegacionit te kryesuar nga sekretarja amerikane te Shtetit. Vizita e sotme e Hillary Clinton ne Tirane ka mobilizuar strukturat e policise se kryeqytetit te cilat kane hartuar planin e masave te sigurise ne baze te itinerarit te sekretares amerikane te Shtetit. Mesohet se forcat e policise kane kaluar ne gatishmeri te plote per mbarevajtjen e vizites se sekretares amerikane te Shtetit ne Tirane. "Ne kete kuader jane planifikuar dhe disa masa kufizuese ne drejtim te levizjes dhe parkimit te automjeteve ne disa akse rrugore, te cilat nisen mbremjen e 31 tetorit dhe do te vijojne pergjate dites se sotme" deklaruan burimet zyrtare te Policise se Tiranes. Nga ora 22:00 e dates 31 tetor 2012 deri ne oren 17:00 te dates 1 nentor ndalohet parkimi dhe ndalimi i automjeteve ne akset rrugore Rinas-Qafe Kashar, Qafe Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganes, rreth Rrotullimi i Doganes-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta. Gjithashtu parkimi nuk lejohet edhe tek aksin rrugor nga Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanes tek Hotel Dajti, Ura e Lanes tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave, rruga Ismail Qemali-Bulevardi Deshmoret e Kombit deri tek Hotel Sheraton, Bulevardi Deshmoret e Kombit-Bulevardi Xhorxh Bush dhe Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta. Nderkohe qe gjate dites se sotme do te ndalohet qarkullimi i automjeteve ne disa akse rrugore. "Nga ora 10:00' te dates 1 nentor 2012 deri ne oren 17:00 te kesaj date do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve ne akset rrugore si Rinas-Qafe Kashar, Qafe Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganes, rreth Rrotullimi i Doganes-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta, Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanes tek Hotel Dajti, Ura e Lanes tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit, Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave, Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Deshmoret e Kombit deri tek Hotel Sheraton, Bulevardi Deshmoret e Kombit-Bulevardi Xhorxh Bush si dhe tek Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta" thuhej ne deklaraten per shtyp leshuar nga policia e kryeqytetit. Mesohet se nga ora 10:00 deri ne oren 17:00 te dites se sotme do te kufizohet ndalimi dhe parkimi i automjeteve ne akset rrugore Bulevardi Deshmoret e Kombit-Sheshi Skenderbej dhe Rruga e Durresit deri tek Rreth Rrotullimi i Doganes. Policia e Tiranes kerkoi mirekuptimin e qytetareve per zbatimin e ketyre kufizimeve te domosdoshme per te siguruar mbarevajtjen e vizites se Sekretares se Shtetit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne vendin tone.

Ora 10:00-17:00 ndalohet qarkullimi i makinave ne akset:

Rinas-Qafe Kashar

Qafe Kashar- Rreth Rrotullimi i Doganes

Rreth Rrotullimi i Doganes-Unaza e Re-Pallati me Shigjeta

Pallati me Shigjeta-Bulevardi Barjam Curri-Ura e Lanes-Hotel Dajti

Ura e Lanes tek Hotel Dajti-ETC- Rruga e Elbasanit

Rruga e Elbasanit-Pallati i Brigadave

Rruga Ismail Qemali-Bulevardi Deshmoret e Kombit-Hotel Sheraton

Bulevardi Deshmoret e Kombit-Bulevardi Xhorxh Bush

Bulevardi Zhan Dark deri tek Pallati me Shigjeta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›