Sekretarja e Shtetit Klinton, vizite historike ne Shqiperi
Per te paren here, Sekretarja e Shtetit ne SHBA, Hillary Clinton viziton sot Shqiperine. Zonja Clinton do te zbrese ne aeroportin e Rinasit rreth ores 10:30 te mengjesit, ne nje vizite qe do te zgjase pak me shume se tre ore. Sipas axhendes se percaktuar, takimin e pare zonja Clinton do ta zhvilloje ne Pallatin e Brigadave me Presidentin e Republikes, Bujar Nishani, sic behet publike ne faqen zyrtare te presidences. Ne Presidence, zonja Clinton do te marre edhe dekoraten me te larte, ate te "Urdhrit te Flamurit". Me pare kete dekorate e ka marre bashkeshorti i saj, Bill Clinton po ashtu edhe ish-presidenti tjeter amerikan, George W. Bush. Pas takimit ne Presidence me kreun e shtetit, zonja Clinton do te kete nje takim me kryeministrin Sali Berisha dhe ne mesdite Sekretarja Amerikane e Shtetit do te mbaje nje fjalim ne Kuvendin e Shqiperise gjate punimeve te seances plenare. Ndalesa e fundit e Sekretares se Shtetit te SHBA-ve, Clinton do te jete hotel Sheraton, ku ajo do te takohet edhe me kryetarin e opozites Edi Rama, e me pas me stafin e Ambasades Amerikane ne vendin tone, qe do te jete edhe takimi i fundit i saj. Gjate ketyre diteve, Clinton po zhvillon nje tur ne Ballkanin Perendimor. Pak dite me pare, Sekretarja e Shtetit Amerikan zhvilloi takime ne Kroaci, Bosnje, Kosove.
Clinton: Kufijte e Kosoves jane te caktuar pergjithmone
Kufijte e Kosoves jane te qarte dhe te caktuar pergjithmone. Kete beri te ditur dje ne Kosove, Sekretarja e SHBA-ve, Hillary Clinton. Zonja Clinton u shpreh para mediave se nuk eshte e sigurt nese ndonje popull ka bere aq shume progres ne nje periudhe kaq te shkurter si Kosova. Duke folur per temen bosht te vizites se saj, dialogun Kosove - Serbi, sekretarja amerikane e beri te qarte qendrimin e SHBA-ve. "SHBA-te jane plotesisht te prera ne qendrimin per integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosoves per te pare sundimin e ligjit ne gjithe territorin e Kosoves. Ne kundershtojme cdo lloj bisedimesh per ndryshime te teresise territoriale apo per statusin. Kufijte e Kosoves se pavarur jane te qarte dhe te caktuar pergjithmone. Une i shpreh mirenjohje Kryeministrit, qe thote se eshte Kryeminister i te gjitheve ne Kosove, i veriut dhe i jugut", - u shpreh dje Clinton ne Prishtine.