E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet nje grua per Mbretin Zog

Nga libri "100 Vjet - Nje ekskursion ne politiken e shtetit shqiptar 1912-2012", te shkrimtarit Blendi Fevziu, per numrin e sotem kemi perzgjedhur te pathenat e marteses se Ahmet Zogut, duke nisur nga kerkimet e shumta per te gjetur nje grua per mbretin e deri ne martesen e bujshme dhe dhuratat pafund, qe vete mbreteresha zor se i pa te gjitha.

Pietro Kuarone dhe Ugo Sola hyne ne pallatin mbreteror veror ne kodren mbi qytetin e Durresit nje dite gushti te vitit 1932 me nje synim te qarte. Ata kishin marre si detyre te shtynin Mbretin Zog drejt marteses me nje Princeshe ose aristokrate italiane, per te fuqizuar ndikimin e tyre ne Shqiperi. Ne shtypin perendimor po flitej per nje martese te mundshme te Mbretit me nje fisnike gjermane dhe kjo i cenonte interesat e tyre. Mbreti i priste ne taracen e viles se mrekullueshme dhe ra menjehere dakort me ta. Ne kujtimet e tij ne librin "Valixhja Diolomatike", Kuarone rrefen:

"Zogu hodhi ne tryeze tezen qe, nese kjo martese duhej bere, mund te behej vetem me te bijen e Mbretit te Italise, duke thene se preferencat e tij personale ishin me shume per Princeshen Marine. Kjo kandidature ndeshte, natyrisht, qendrese te forte ne Itali. Vinin pastaj, doemos ceshtje protokolli dhe nje mizeri hollesish te rendesishme qe duheshin rregulluar."

Italianet padyshim qe nuk mund te jepnin Princeshen e re per nje Mbret qe s'vinte nga nje dinasti reale, por ata i derguan Mbretit nje liste me markeze, kontesha, barone dhe Princesha, kandidate te mundshme per Mbreteresha, bashke me fotografite e tyre. Kuarone kujton se Zogu nuk ra asnjehere dakord dhe madje jep edhe nje shpjegim disi interesant per kete:

"Nje nga ministrat e tij me ka treguar se gjate mergimit ne Jugosllavi, ne Novi Sad, Zogu kishte takuar nje vajze te re e me t'u kthyer ne Shqiperi, e kishte thirrur ne Tirane. Ajo quhej Franzi dhe bente nje gjallim jashtezakonisht te fshehte, si ne harem. I vetmi nder ne qe ishte lejuar ta shihte, ishte mjeku yne, thirrur nje apo dy here per konsulte tek ajo. Nuk e di gjer ne c'pike Zogu ishte lidhur me te. Nje martese do ta detyronte ta nderpriste kete lidhje. Zogu ishte i bindur qe Franzi i sillte fat: gjithcka po shkonte mire per te qe kur e kishte njohur, prandaj, shume supersticioz ai ngurronte. Shume me vone, per t'u martuar, ai u nda nga Franzi dhe qe atehere gjerat nuk i shkuan kaq mire. Koicidence e thjeshte padyshim."

Nese historia eshte e vertete Zogu duhet te kete qendruar me Franzin ende per shume kohe. Se paku deri ne fund te vitit 1937, kur sekretari i Ambasades se tij ne Viene, Jak Koci i dergoi nje zarf me foto aristokratesh austriake dhe hungareze, qe sipas tij, plotesonin kushtet per te qene Mbreteresha te Shqiperise. Syte dhe vemendja e Zogut ngeli tek njera prej tyre, Geladine de Nagy Appony, nje konteshe Hungareze e rene nga vakti, me nene amerikane qe punonte si guide ne muzeun e Budapestit. Nena e saj ishte kusherire e afert e nje djali te ri qe me pas do te behej president i SHBA - se, Ricard Niksonit. Pak muaj me pare, kusherira e pare e Geraldines kish qene kandidatja kryesore per martese me Mbretin Zog. Pas pelqimit te Mbretit, ne fund te vitit 1937, Geraldina u bind te vinte ne Shqiperi. Pamja qe vajzes se re iu shfaq nga anija ne Durres nje dite dhjetori te vitit 1937 nuk ishte aspak mbreselenese, por sic rrefen ne kujtimet e saj, ajo u dashurua fort me kete vend. Ne Port e priste adjutanti i Mbretit qe e akomodoi si mysafire ne familjen Toptani dhe e sqaroi se udhetimi i saj ishte dhe do te mbetej sekret derisa ajo dhe Mbreti te merrnin nje vendim. Geraldina u ftua te merrte pjese ne Ballon e vitit te ri 1938 dhe thuajse gjithe jeten e saj e kujton ate moment:

"Mbreti mori ne dore nje gote shampanje, u afrua, ma dha ne dore dhe e perplasi me goten e tij. Te gjthe duartrokiten, dritat u shuan dhe kur u ndezen serish, kish ardhur viti i ri..."

Ishte viti 1938, viti i marteses se Mbretit Zog i I - re me Mbretereshen Geraldine! Geraldina nuk iku me nga Shqiperia qe ate dite. Dasma u caktua per ne Prill.

Problemi i pare i marteses ishte leja qe Vatikani duhet t'i jepte nje katolikeje per t'u martuar me nje mysliman. Kjo ceshtje u be lajm boteror dhe u shtjellua ne me shume se 180 gazeta ne gjithe boten. Qe me 16 Shkurt 1938 "The daily telegraph and morning post" i Londres sqaronte ne artikullin me titull "Papa ne pritje te garancive nga Mbreti Zog"

"Sic qe parashikuar Shikimi i Bekuar nuk i ka dhene te drejten Konteshes Geladine Appony per lejen per te cilen kishte aplikuar, per t'u martuar me Zogun, Mbretin e Shqiptarve, qe eshte myslyman. Nje martese fetare sipas riteve katolike do te solemnizohet perpara marteses civile;Femijet e dale nga martesa e Konteshes Geraldine do te rriten si katolike romane.Mbreti Zog deri tani nuk ka marre asnje hap per te firmosur keto garanci".

Me gjase dicka ka ndryshuar ne negociatat e fshehta sepse nje muaj e ca me vone, me 22 Mars 1938, "Daily mirror", e Nju Yorkut shkruante.

"Me disa rregullime Vatikani ka lejuar martesen e ardhshme te Mbretit te Shqiptarve Ahmet Zogu me Konteshen Geraldina Appony te Hungarise, njoftoi sherbimin nderkombetar te lajmeve nena e nuses Mme. Girauld. "Papa Pius lejoi martesen".- tha ajo - "Me kushtin qe femijet e dale nga martesa te rriten sipas fese se krishtere."

Asgje me shume se sa shtypi shqiptar dhe ai boteror nuk mund te jape atmosferen qe ekzistonte ne bote dhe ne Shqiperi per kete dasem. Por nese shtypi vendas eshte i mbushur me levdata dhe ditirambe shpesh te merzitshme, ai boteror eshte prirur me shume nga sensacionet, si keto te dyja te marra nga dy gazeta amerikane, "Nee York Herald Tribune", me 14 prill 1938 me titull, "Regjimi nazist mund te prishe planet per martesen e Zogut. Arrestohet ne Viene rrobaqepesi "jo-arian":

Viene, 15 prill. Planet per dy martesat aristokratike kane hasur ne veshtiresi ne kampin gjerman-Viene. Mbreteresha e ardhshme e Shqiperise mund te mos marre fustanin e saj te nuserise.

Hedi Raab, rrobaqepes nga Viena, i cili bashke me Chanel de Paris po pergatisin fustanin e nuserise per martesen e Konteshes Geraldina Appony me Mbretin Zog te Shqiptareve me 27 prill, nuk mori dot lejen te shkoje ne Tirane per provat perfundimtare."

Apo "The Sun" e Baltimores, me 24 prill 1938 me titull, "Martesa e Zogut per ndalimin e bisedimeve Italiano- Franceze"

"Negociatat e marreveshjes italiano-franceze do te pezullohen deri sa Ministri i Jashtem italian, Konti Galeazzo Ciano, te kthehet te enjten e ardhshme nga martesa midis Mbretit Zog te Shqiptarve dhe Konteshes Geraldina Appony.

Meqenese, vete Konti Ciano drejton negociatat per italine, nuk pritet ndonje e re, derisa ai te kthehet nga Tirana, kryeqyteti Shqiptar, ku do te zhvillohet te merkuren ceremonia e Dasmes Mbreterore.

Konti Ciano do te jete nje nga deshmitaret zyrtare te Monarkut."

Dasma nisi me 23 Prill me nje pritje qe Mbreti dhe Mbreteresha e ardhshme dhane per trupin diplomatik dhe gazetaret e huaj qe kishin mberritur ne Tirane. Shpenzimet e dasmes nuk u mesuan kurre. Gazeta "Shtypi" e dates 24 Prill 1938, raportin ne faqen e pare: "Banka Kombetare vuri ne dispozicion te Sovranit 10.000 franga are /me rastin e marteses se tij". Por shuma zyrtare ishte shume me e vogel se sa ajo qe derdhen individe dhe kompani private per kete rast. Duket se pagesa tek Mbreti u be nje lloj manie, sic deshmojne keto tituj te shtypit shqiptar: "Shoqerija "SITA" ve me dispozicion te N.M.T. Mbretit shumen prej 5000 fr. ar." (Java, 1938, nr.46, 18 prill, f.12). "Shoqeria e Elektrikut vuri ne dispozicion te L. M. T. Mbretit 15. 000 fr ar cme rastin e marteses se tij. Shoqeria e Selenices fr ari 20. 000 dhe Shoqeria E. i. A. A fr ari 1000" (Gazeta e Korces 1938, nr. 2943, 23 prill, f. 4).

Dasma u be nje eveniment boteror. Hotelet e pakte te kryeqytetit qene rezervuar per te ftuarit e Mbretit dhe 79 fotografet e gazetaret e ardhur nga te gjithe bota perfshi Afriken e Jugut, Argjentinen dhe Japonine. Dhuratat zune vendin kryesor ne shtypin e huaj. Regjenti Horti i Hungarise pati ofruar nje pajton terhequr nga dy kuaj Lipizan; Franca, nje servis Sevre; kancelari Hitler, nje Merceds sportiv kabriole te kuq. Sipas "Corriere della sera" ekzistonte vetem nje ekzemplar tjeter i ketij modeli, ai i Hitlerit. Ne fakt, gazeta italiane gabonte. Mercedez - Benzi qe i ishte dorezuar Mbretit Zog me 19 Prill 1938 ishte model 540K kabriolet, i njejte me ate qe Hitleri i kishte dhuruar po ate vit per martesen, Mbretit Faruk te Egjiptit dhe liderit sovjetik, Stalinit me rastin e 60 vjetorit te lindjes. Makina ishte e kuqe, me veshjen e brendshme bezhe, me stemen mbreterore te stampuar ne te dy dyert. Pas pushtimit te Shqiperise nga Italia Zogu e mori ate me vete ne Britani. Ajo figuron e regjistruar ne Londer me targen ENX 957, por Mbreti doli me te vetem nje here. Ne vitin 1944 nen shtytjen e Geraldines, ai ja dhuroi makinen Kryqit te Kuq Britanik dhe ky i fundit, ja shiti nje personi privat ne vitin 1946. Per here te fundit figuron prone e nje koleksionisti makinash qe ne vitin 1987 e vendosi ne nje muzeum ne Ilinois per 3 vjet. Me pas, u shenua se e mori i zoti dhe nuk dihet se ku gjendet me. Simotra e saj identike, makina e Mbretit Faruk, u shit ne vitin 2006 ne nje ankand ne Monte Carlo per shumen 921 mije Euro!

Geraldina pa vetem pak dhurata, pasi shumica u depozituan ne kazermat prane pallatit qe po ndertohej dhe ku cifti mbreteror nuk u vendos dot. Ato mbeten aty shume kohe dhe u moren me 8 Prill 1939 nga ushtria pushtuese italiane. Pas vitit 1950 Geraldina hapi nje ceshtje te gjate gjyqesore ne Itali per te marre mbrapsht dhuratat ose vleren e tyre sipas listes qe kishte ne dispozicion, por nuk mori kurre asgje.

Dita e dasmes ishte 27 prill. Ne oren 11.00 nusja hyri ne sallen e nderit te pallatit. Shtypi amerikan i kushtoi reportazhe ta gjata dasmes dhe atmosferes se saj, si ky i "The Nee York Sun" i dates 27 prill 1938 i titulluar: "Shqiperia behet me Mbretereshe".

"Tirane, Shqiperi 27 prill, (A.P.) Ne nje ceremoni qytetare e dalluar per thjeshtesine malesore, Kontesha Geraldina Appony, nena e se ciles eshte amerikane, u be Mbreteresha e pare e Shqiptarve, kur u pranua ne martese nga Mbreti Ahmet Zogu.

Nje bresheri prej 101 te shtenash, jehonat e kembanave te Kishave dhe thirrjet e muezineve muhamedane, qe luteshin nga minarete, sinjalizuan martesen. Ceremonia u mbajt ne nje atmosfere gjysem perendimore e gjysem orientale.

Ata u deklaruan Burre e Grua nga Hiqmet Delvina, nenkryetar i parlamentit, pasi ai kishte lexuar kerkesat e Kodit Civil per martesen para 200 te ftuareve dhe anetareve te Familjes Mbreterore.

Pra Mbreteresha Geraldina iu bashkengjit Mbretereshes Farida te Egjyptit, si Mbretereshat me te reja te Botes. Mbreteresha Geraldina eshte 22 vjec dhe Mbreteresha Farida eshte 17 vjec. Mbreteresha Geraldina eshte e vetmja Mbretereshe qe permban gjak amerikan. Ceremonia u zhvillua ne nje aneks te Pallatit Mbreteror. Muret qene mbushur me arme antike shqiptare.

Nusja, pak me e gjate se Mbreti, shkelqente ne nje fustan nuserie prej sateni te bardhe Chanel, thurrur me perla dhe fije argjendi ne forme lulesh. Bishti i fustanit te saj mbreteror ishte i gjate. Nga nje vello prej tyli te bardhe varej diademe me lule portokalli.

Mbreti veshi nje uniforme paradeje, mbushur me dekorata, si Kryekomandant i Ushtrise.

Mijra malesore te veshur ne menyre piktoreske - Gege nga Veriu dhe Toske nga Jugu - pershendesnin Mbretin, qe nga nje kryetar fisi u be Monark dhe me nje Mbretereshe. 50 mije nxenes, te veshur me kostume kombetare, binin ne sy me xhandaret dhe perfaqesuesit zyrtare nga cdo cep i Shqiperise.

...Pasi moren urimet nga Konti Ciano dhe te ftuarit e tjere te rendesishem, Mbreteresha kapi per krahu Mbretin dhe se bashku dolen perpara turmave te entuziasmuara qe qendronin para Pallatit Mbreteror."

Dy jave me pas, me 9 maj, revista me e madhe amerikane, "NEESEEEK", i kushtoi nje reportazh po kaq interesant dasmes, me titullin: "Shqiperia: Kenaqesi dhe deshperim; Fatkeqesia ajrore shenon martesen e Zogut me Geraldinen", ku jepte edhe nje lajm te trishte:

"Abdikimi i Eduartit te V ne dhjetor 1936 e la Mbretin Zog I i Shqiptareve si beqarin e vetem ne Europe... Shqiperia festoi javen e shkuar, me festime 3-ditore, martesen e Mbretit myslyman dhe Konteshes katolike romane Geraldine Appony...

...Dhurata e Zogut per Mbretereshen e tij - nje kurore diamantesh, vendosur mbi kuroren shqiptare, nje byzylyk, nje varese - u zgjodhen nga bizhuterite e derguara ne Tirane nga firmat e Parisit dhe te Vienes. Te shtunen ai vendosi t'i kthente bizhuterite qe nuk i bleu, me vlere 1.052.000 dollaresh, me nje avion. Avioni u perfshi nga furtuna dhe u perplas ne malin Maranola te Apenineve. Barinjte gjeten trupat e 19 pasagjereve, por pak gjurme te bizhuterive. Diamantet dhe guret e tjere te cmuar u dogjen, platini dhe floriri u shkrine. (Kthimi ishte i siguruar.) Midis pasagjereve ishin Ministri Shqiptar ne Rome, gazetare, qe pershkruan martesen dhe amerikania, zonja Helen Lindhein e Nee Yorkut".

Zogu dhe Geraldina jetuan bashke per 23 vjet, deri ne vdekjen e Mbretit ne Paris me Prill 1961.

Dasma e Zogut dhe martesa e Enver Hoxhes

Dasma e Mbretit Zog i I - re nuk ishte e vetmja e liderit kryesor ne vend. Ne vitin e ri, 1945, Kryeministri i Shqiperise Enver Hoxha u martua pa ndonje ceremoni publike me Nexhmije Xhuglinin me te cilen do te jetonte plot 40 vjet deri ne Prill 1985, kur nderroi jete ne shtepine e tij ne Tirane. Nga dasma e tyre figuron vetem nje fotografi, por nuk ka as filmime dhe as shenime te shtypit.

Martesa me ceremoni fetare e Nanos

Nese dy martesat e para kishin qene sipas riteve civile, e treta do te kishte edhe nje dimension me shume, ate fetar. Ne vjeshten e vitit 2002, Kryeministri Fatos Nano u martua ne nje ceremoni publike madje edhe ne kishen ortodokse me bekimin e Peshkopit Janullatos me nje vajze qe mbante per habi e njejtin mbiemer, Xhoana Nanon. Ishte martesa e dyte e Kryeministrit pas divorcit me gruan e pare Rexhina Nanon. Dasma u transmetua ne gjithe mediat dhe tv e kohes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›