Vrau gruan, arrest me burg për 39-vjeçarin, i ati: Nuk dua t’ia di për shëndetin e tij
TIRANE - Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për 39-vjeçarin Ilirjan Cani, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes së bashkëshortes, në banesën e tyre në Tiranë.
Seanca është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie, në reanimacionin e Spitalit Ushtarak, ku Ilirjan Cani po lufton me vdekjen, pasi u vetëplagos me të njëjtën arë që vrau bashkëshorten Alketa Cani.
Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, kur Alketa Cani u ekzekutua nga bashkëshorti i saj, Iliriani. 35-vjeçarja u qëllua me pesë plumba në trup nga breshëria e automatikut. Pas kësaj, 39-vjeçari Ilirjan Cani u vetëplagos, ndërkohë që është duke luftuar mes jetës dhe vdekjes në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
I ATI I USHTARAKUT: NUK DUA T’IA DI PËR SHËNDETIN E TIJ
“Nuk dua t’ia di për shëndetin e tij...” Janë fjalë të rënda kur i mendon se i ka thënë një baba për djalin e tij, i cili ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak duke luftuar mes jetës dhe vdekjes. Qerim Cani është tepër i tronditur nga krimi që ka ndodhur pikërisht në familjen e tij, ku pak ditë më parë djali i tij, Ilirjan Cani ka ekzekutuar me breshëri automatiku bashkëshorten e tij, Alketën.
Krimi në familjen Cani u ndëshkua nga e gjithë shoqëria, por duket se edhe babai i 39-vjeçarit e ka të vështirë në këto momente që ta falë djalin për krimin që ka bërë, duke i marrë jetën gruas së tij. Qerimin e gjejmë të ulur në hyrje të shtëpisë, ku pasditen e së hënës ndodhi krimi që i mori jetën nënës së dy djemve të mitur. Dhimbja duket se i ka shtuar edhe më shumë thinjat në flokët e tij. Askush në familjen Cani nuk është në gjendje të shpjegojë atë që ka ndodhur pak ditë më parë mes çiftit.
I pyetur nëse ka shkuar që ta vizitojë Ilirjanin në spital, Qerim Cani pohon se nuk ka shkuar. “Nuk kam shkuar që ta shoh sepse ai ka kryer një krim”, - rrëfen babai i 39-vjeçarit. Ndërkohë, ai pohon se nuk di gjë se çfarë do të bëhet me dy nipërit e tij të vegjël. “Fëmijët nuk e di se kush do t’i mbajë, sepse ende nuk është ndarë kjo punë”, - pohon Qerim Cani. Pas këtyre fjalëve, ai nuk pranon të thotë asnjë fjalë tjetër, pasi nuk mundet nga tronditja e thellë.
Ndërkohë, ushtaraku Ilirjan Cani ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak në gjendje të rëndë për jetën. Jashtë sallës së spitalit nuk gjen asnjë prej të afërmve të tij. Askush nuk e di nëse ata vërtet e kanë braktisur pas krimit që ka bërë, apo nëse të afërmit e tij nuk ndodhen vetëm për një moment në korridoret e spitalit. (marre nga GSH)
(er.nu/BalkanWeb)