Temperatura verore ne mes te tetorit
Temperatura verore në mes të tetorit. Ditë me mot të tillë pritet të përjetojmë deri në fundjavë. Sipas shërbimit “Meteoalb” në zonat e ulta termometri parashikohet të shënojë deri ne 28 grade celcius. Situatë kjo që do të zgjasë deri të premten kur pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave dhe kthjellimet t’ja lenë vendin vranësirave te cilat do të gjenerojnë shi në të gjithë vendin.
Shërbimi “Meteoealb” parashikon që era do të fryjë mesatare në toke dhe ne det me shpejtësi 34 km/h. Ndërsa dallgëzimi ne detin Adriatik do te shkoje deri ne në 2 ballë ndërsa në Jon, dallgët do të ngjiten në 3 ballë.