Vrau kolegun ne gjyq ish-polici i Shkodres
TIRANE - Prokuroria e Krimeve te Renda dergon ne gjykate dosjen penale ndaj ish-efektivit te policise se Shkodres Ramiz Ademi i akuzuar per vrasjen e nje kolegu te tij efektiv policie. Akuza e ngritur ndaj ish-efektivit eshte Vrasje ne rrethana te tjera cilesuese ndaj deputetit gjyqtarit prokurorit avokatit policit funksionaret e tjere publik gjate kryerjes se detyres ose per shkak te saj kur cilesite e viktimes jane te dukshme ose te njohura. Ngjarja per te cilen akuzohet ish-polici ka ndodhur me 18 maj 2010 dite ne te cilen eshte vrare me arme zjarri shtetasi Ton Jakini me detyre punonjes policie ne Komisariatin e Policise Shkoder. Sipas prokurorise vrasja u krye nga kolegu i viktimes shtetasi Ramiz Ademi. Sipas hetimeve te Prokurorise se Krimeve te Renda krimi ndodhi pas nje konflikti qe dy policet kane pasur me njeri-tjetrin. Shkak ka qene vonesa ne marrjen e sherbimit per ruajtjen e komunes Bushat. Diten e ngjarjes rreth ores 13.40 ne komunen Bushat ka shkuar polici Ton Jakini i cili ishte veshur civil ne ate moment. Ai ka mberritur aty me makinen e tij personale te cilen e ka parkuar ne oborr. Pasi ka pershendetur personat e pranishem polici ka hyre ne kabinen e rojes per te veshur uniformen. Pak minuta me pas viktima ka dale nga kabina ka marre makinen dhe eshte larguar perseri. Autori i vrasjes shtetasi Ramiz Ademi duhet ta linte sherbimin ne oren 1400 por per shkak se nuk ishte paraqitur nje efektiv tjeter per te nderruar turnin ai ka telefonuar oficerin e rojes N.T. duke i thene gjej dike te vije te me zevendesoje se orari im ka mbaruar. Rreth ores 14.20 ne vendin e ngjarjes ka ardhur viktima Ton Jakini i cili perseri levizte me makinen e tij private. Pasi ka zbritur nga makina ne nje largesi 10 meter nga njeri-tjetri te dy punonjesit e policise kane filluar te shkembejne ofendime. Sherri ka degjeneruar dhe te dy punonjesit jane goditur me grushte. Per te shuar sherrin kane nderhyre roja dhe polici i komunes Bushat. Ata kane kapur per krahesh shtetasin Ramiz Ademi te cilin e kane terhequr rreth 10 meter larg viktimes Ton Jakini. Dy punonjesit e policise kane vazhduar ofendimet kur roja dhe punonjesi i policise se komunes Bushat e kane leshuar shtetasin Ramiz Ademi te cilin po e mbanin nga duart. Ky i fundit kur ka pare se shtetasi Ton Jakini po sulej perseri ne drejtim te tij ka nxjerre armen e sherbimit dhe ka qitur duke sjelle si pasoje vdekjen e efektivit te policise. tr.so