E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur gazetaret futen ne politike

/ /

NgaARMAND SHKULLAKU

Tash ne gazeten Express te Kosoves do te mungojne tre prej emrave me te njohur te saj. Berat Buzhala Ilir Mirena dhe Petrit Selimi kane lene gazetarine per ti hyre politikes. Ne gazeten ku kane punuar prej shume vitesh emrat e tyre ketej e tutje do te jene pjese e kronikave dhe e lajmeve te fushates elektorale. Nuk do ta kene te lehte te shkruajne per ta koleget me te cilet kane ndare te njejtin vend pune per nje kohe te gjate. Por prej te martes ata kane zgjedhur nje rruge dhe profesion tjeter.
Fenomeni i kalimit nga gazetaria ne politike eshte i zakonshem dhe haset kudo ne bote. Shume prej personaliteteve te politikes boterore i kane pasur fillesat e tyre ne profesionin e gazetarit. Politika dhe gazetaria jane dy zanate qe shkojne shpesh afer njeri-tjetrit ecin paralelisht dhe jane te detyruar te komunikojne reciprokisht. Ne pamje te pare nje gje e tille e ben me te lehte kalimin nga media ne politike por ne demokraci te pakonsoliduara shpesh keto dy profesione nuk ecin paralelisht dhe perzihen me njera-tjetren ngaterrohen duke prodhuar deformime ne te dyja anet. Pikerisht keto deformime bejne qe nje fenomen normal kur ndodh ketu tek ne te provokoje debate dhe dyshime.
Per tiu kthyer ceshtjes konkretisht pyetja shtrohet se a bene zgjedhjen e duhur tre koleget tane qe tashme jane pjese e Partise Demokratike te Kosoves Sado qe tingellon e padrejte dhe mund te na vije keq qe tre gazetare te njohur braktisen profesionin per te zgjedhur nje tjeter jo aq te levduar ne viset tona ne fund te fundit ata moren nje pergjegjesi mbi vete. Jo thjesht ne kuptimin qe te kritikosh eshte nje gje dhe te vihesh vete ne prove eshte dicka tjeter. Pergjegjesia e tre ish-kolegeve qendron ne faktin se ata zgjodhen qe bindjet e tyre politike ti testojne ne terren duke marre persiper edhe rrezikun e deshtimit.
Te njohur si gazetare me nje qendrim te caktuar politik ne nje moment kyc ata ngarkuan mbi shpinen e tyre peshen e nje prove te madhe. Kjo prove nuk ka te beje vetem me faktin nese ata do te dalin me sukses ne garen elektorale por mbi te gjitha lidhet me paragjykimet per zgjedhjen qe ndermoren. Dhe keto paragjykime nuk jane te pabaza. Shpesh ne Kosove por edhe ne Shqiperi nje pjese e kolegeve tane kane deshmuar se kane hyre ne politike jo per parime te caktuara per bindje dhe deshire per ti kontribuar vendit por thjesht per perfitime te vogla materiale duke e kompromentuar shume rolin e medias ne raport me pushtetin.
Po keshtu te shumta jane edhe rastet kur kolege gazetare kane hyre ne politike kane deshtuar dhe jane rikthyer perseri ne gazetari sikur asgje te mos kishte ndodhur. Keta te fundit pa dyshim kane kompromentuar rende paanshmerine qe duhet te kene mediat. Pra konteksti shqiptar i fenomenit te kalimit nga gazetaria ne politike eshte mjaft i kontaminuar dhe sigurisht qe rendon mbi cilindo qe ben kete zgjedhje perfshi dhe tre ish-koleget tane.
A e kane pasur ata parasysh nje gje te tille
Nisur nga pervoja dhe aftesia e tyre profesionale sigurisht qe e kane te qarte rendesine e aktit te tyre. Kane vendosur te jene pjese e PDK-se per interesa te ngushta apo per te sjelle nje fryme te re Kete do ta tregoje koha. Por edhe vetem marrja e kesaj pergjegjesie mbi vete perben gjithsesi nje akt kurajoje. Besueshmeria e tyre do te provohet nga vota dhe sinqeriteti i tyre do te testohet pas zgjedhjeve. Ne te dyja rastet ata e kane marre riskun persiper kane zgjedhur te vene ne loje emrat dhe karrieren e tyre. Nje akt i tille eshte me i mire sesa vegjetimi nen levozhgen e gjoja paanshmerise qe fsheh frustrimin e shkaktuar nga deshira per te qene ne politike dhe mungesa e guximit per ta hedhur ate hap. Kjo kategori individesh do te donte qe dikush tiu ofronte nje post te sigurt nje karrige deputeti ministri apo ambasadori por pa marre vete pjese ne gare. Jo vetem nga kujdesi per tu treguar te pavarur por edhe nga frika per tu perballur me nje deshtim te mundshem. Te kapur ne gracken mes ambicies se madhe dhe kurajos minimale ata nxijne dhe minojne kedo qe manifeston mungesen e tyre themelore - guximin per te bere nje zgjedhje. Mes ketyre dy kategorive me gjithe dyshimet e shumta ata qe guxojne te dalin hapur meritojne shume me teper vleresim. Te pakten na japin mundesine ti gjykojme per ate cka jane dhe per ate cka bejne.
Ish-koleget e gazetes Express nuk i kane fshehur bindjet e tyre politike afer PDK-se sa here kane dale publikisht. Me gjithe kujdesin qe ato te mos reflektohen ne perditshmerine e gazetes ajo e ka vuajtur ndikimin e namit te drejtuesve te saj ndonese shpeshhere me paragjykime dhe ekzagjerime. Perpjekja per tu dukur i paanshem kur e ke marre nje pozicion te caktuar qofte edhe brenda vetes eshte nje mundim qe sheshit duket i kote dhe le shije me te keqe sesa vete njeanshmeria.
Djemte e gazetes Express i shpallen hapur bindjet e tyre dhe u rreshtuan politikisht. Ata moren pergjegjesine mbi vete dhe do te gjykohen jo vetem ne baze te suksesit elektoral por edhe te qendrimit ne vazhdim. Ky eshte basti i tyre por ne njefare menyre edhe basti yne. Nje moment per te provuar nese media do te vazhdoje te perdoret nga politika apo mund te jete e afte ti sjelle vlera dhe dinjitet asaj.
Berati Iliri dhe Petriti kane barren e kesaj prove.
Le tua lehtesojme ate dhe te mos u veme nderkembezat e paragjykimeve pa nisur ende sfida.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›