Studentët, letër Kadaresë: Prano për President
SHKODER - Këshilli studentor i universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, i kërkon shkrimtarit Ismail Kadare të kandidojë për postin e Presidentit të vendit.
Në një letër të hapur, studentët, përmes kryetarit Redan Bushati shkruajnë: “Shkëlqesia juaj! Ju jeni presidenti që u duhet shqiptarëve: i ndershëm, intelektual, patriot dhe proevropian. Ju jeni ndër thesaret më të çmuara të Shqipërisë së vërtetë: krenare për vlerat e saj ekzistenciale. Ju jeni ndër ambasadorët më të shkëlqyer të vendit tonë, ju jeni e shkuara dhe e ardhmja, tradicionalja dhe modernia”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)