E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau kunatën me sëpatë, lihet në burg autori 58-vjeçar në Elbasan (EMRI)

Vrau kunatën me sëpatë, lihet në burg autori

Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 58-vjeçarin Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas tre ditë më parë.

Gjyqtarja Matilda Fetau pranoi kërkesën e Prokurores Pranvera Stafa, duke e lënë në burg autorin e vrasjes, Tashin tre ditë pas krimit të rëndë në fshatin Kusarth të Elbasanit.

44 vjeçarja Alma Qevani u godit për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i motrës së saj pas një debati banal mes tyre. Autori u kap nga Policia teksa vraponte me sëpatën dhe duart me gjak, në afërsi të fshatit Shirgjan.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›