E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau kushëririn 4 vite më parë, vetëdorëzohet në polici

DIBËR- Një 23- vjeçar nga fshati Zall Gjocaj të rrethit të Dibrës është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Dibrës, katër vjet pasi kishte vrarë me armë zjarri kushëririn e tij për motive të dobëta. Behar Molla ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe gjykata e shkallës së parë Dibër e ka dënuar atë me 23 vite burg, para pak muajsh.
***
Burime zyrtare të policisë së Dibrës bëjnë të ditur se 23- vjeçari Behar Molla nga fshati Zall Gjocaj, është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së këtij rrethi së bashku me avokatin e tij mbrojtës. Pasi ka marrë rrugën nga Tirana, ku ishte vendosur me banim që nga viti 2005, së bashku me avokatin mbrojtës, Behar Molla, ka qëndruar një natë në vendlindjen e tij në Zall Gjocaj të Dibrës. Dje në orët e para të mëngjesit Behar Molla ka mbërritur vetë në polici, duke i treguar oficerëve se kush ishte dhe qëllimin për tu dorëzuar në prani të avokatit. Të njëjtat burime shprehen se Behar Molla dy muaj më parë ishte dënuar nga ana e gjykatës së Dibrës me 23 vite burg për veprën penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje. Po kaq vite burg kjo gjykatë ka dhënë edhe për vëllanë e Beharit, Nazmi Molla, ku që të dy janë gjykuar në mungesë. Sipas policisë së këtij rrethi, vëllai i Beharit, Nazmi Molla vazhdon të jetë në kërkim.
***
Burime zyrtare të policisë së Dibrës shprehen se dy vëllezërit Behar, Nazmi Molla në bashkëpunim me njëri- tjetrin me paramendim me 28 shtator 2004, kanë vrarë me armë zjarritë afërmin e tyre Gëzim Molla, nga fshati Zall Gjocaj. Vrasja ka ndodhur pas disa konflikteve mes dy vëllezërve dhe Gëzim Mollës. Konflikt i cili ka nisur për prerjen e lëndës drusore të pishave në fshatin Lurë të rrethit të Dibrës. Palët në konflikt kanë pretenduar se një pjesë e pyllit është në pronësinë e tyre dhe duhej ta shfrytëzonin lëndën drusore. Një debat që ka nisur duke përfunduar deri në vrasjen e Gëzim Nikës. Që nga viti 2004 dy vëllezërit Nazmi Molla dheBehar Molla, për t’iu shmangur hakmarrjes dhe arrestimit nga ana e policisë së Dibrësjanë strehuar në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›