E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau me sepate kusheririn pranga 38-vjecarit

Trupi i pa jete i Mirash Dekollarit u gjet ne oborrin e shtepise se autorit te krimit

E denoncoi vdekjen e kusheririt si krim te kryer nga nje person anonim ne oborrin e shtepise se tij por pas hetimeve te policise autor i masakres ka rezultuar ai vete. Gjetja e nje sepate te pergjakur gjate kontrollit ne banese i ka sherbyer policise si prova te mjaftueshme per ta akuzuar dhe arrestuar shtetasin Gurali Dikellari 51 vjec. 51-vjecari akuzohet per vrasjen e 38-vjecarit qe u gjet pa jete dy dite me pare ne Pogradec. Sipas policise viktima Miron Begollari eshte masakruar nga mjete te forta deri sa ka gjetur vdekjen. Gjate kontrollit ne banesen ku u denoncua se ishte vrare 38-vjecari banese e cila ishte e kusheririt te vete policia zbuloi nje sepate nje sqepar nje xhup ne ngjyre te zeze te cilat ishin te njollosura me shenja gjaku. Sipas policise krimi rezulton te jete bere nga kusheriri i tij 51-vjecari Gurali Dikellari djali i tezes se viktimes dhe pronar i baneses ku ndodhi krimi. 51-vjecari u arrestua per akuzen e vrasjes me dashje. Policia ka sekuestruar celularin e viktimes dhe sipas mesazheve te shkruara ne te viktima do te trafikonte nje te mitur.

Ngjarja
Miron Begollari 38 vjec u raportua i vdekur te dielen nga kusheriri i vet. Por kur policia shkoi ne vendin e ngjarjes konstatoi tek viktima shenja te dukshme te goditjeve ne pjesen e pasme te kokes. Hetimi i mevonshem rezultoi se shtetasi Gurali Dikellari me precedente penale te meparshem e kishte vrare 38-vjecarin te cilin e kishte edhe te aferm por e kishte punesuar edhe ne shtepi per punet e zakonshme. Te dielen 51-vjecari i dyshuar per krimin ka njoftuar policine se ne oborrin e shtepise se tij kishte gjetur te vrare te kusheririn i cili punonte per disa sistemime ne shtepine e Dikellarit. Pas hetimeve ne vendngjarje policia shoqeroi rreth ores 2000 te se dieles 51-vjecarin Dikellari si edhe shoqeroi vjehrren e tij per ti marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen. Gjate kontrollit ne banese hetuesit kane sekuestruar dhe nje sepate me shenja gjaku nje sqepar dhe nje xhup ne ngjyre te zeze. Gjate pyetjeve ne polici Dikellari fillimisht ka mohuar te jete autor i vrasjes duke shtuar se shenjat e gjakut ne sepate ishin ngaqe e kishte perdorur kur kishte therur mishin per pasterma. Por pas dhjete ore te marrjes ne pyetje Dikellari ka pohuar me ne fund se eshte autori i vrasjes se kusheririt te vet.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›