Fier Kufoma e dekompozuar dyshohet te jete nje nga marinaret turq
Trupi i pajete i gjetur dy dite me pare ne bregdetin e Darzezes ne Fier dyshohet se i perket nje prej marinareve turq qe humben jeten nga mbytja e anijes Reina 1 ne detin Adriatik si pasoje e perplasjes me tragetin e pasagjereve Ankara. Burime te policise se Fierit bejne me dije se ne trupin e pajete eshte gjetur nje celular i cili permbante numer me prefiks te Turqise. Nderkaq vijojne hetimet per te kryer identifikimin e sakte. Trupi u gjet nga banoret ne bregdet dhe nese ai i perket nje marinari turk numri i viktimave te gjetur deri tani arrin ne 5 ndersa mungojne dhe 3 te tjere. Kufoma i perket nje personi rreth te 30-ave. Identifikimi i tij eshte i veshtire per shkak te dekompozimit. Gjate momentit te perplasjes dhe mbytjes se anijes tregtare turke Reina 1 ndodhej nje ekuipazh prej dhjete marinaresh dy nga te cilet shpetuan gjalle pese u gjeten te vdekur dhe 3 te tjere rezultojne te zhdukur. Pak kohe me pare ne bregdetin e Durresit u gjeten edhe dy kufoma te tjera qe dyshohej se u perkisnin marinareve te anijes Reina 1.