Vrau me thikë të fejuarën, Gjoshinë gjykatë: Më qëlloi e para

Të tjera rreth shkrimit Kavajë, burri tenton të vrasë gruan
TIRANË - Erisnik Gjoshi doli sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për të marrë masën e sigurisë, ndërsa pranoi krimin për të cilin ishte penduar. “E pranoj vrasjen, por jam penduar”- ka thënë 26-vjeçari.
Por Krimet e Rënda kanë caktuar masën “arrest me burg” për Erisnik Gjoshin, i cili katër ditë më parë në Hekal të Tiranës vrau në banesë të fejuarën, Anxhela Hado, 17 vjeç. Gjatë dhënies së masës, 26-vjeçari shfaqi shenja hutimi, duke shtuar: “Nuk jam mirë”.
26-vjeçari u ka dëshmuar gjykatësve, se ishte e fejuara ajo që e kishte qëlluar e para me thikë. Ndërkohë që, asnjë nga familjarët e Erisnik Gjoshit nuk ishte i pranishëm në gjykatë.
Gjykata nga ana e saj vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të Gjoshit, i cili e ka qëlluar tri herë me thikë të fejuarën e tij 9 vjet më të vogël, Anxhela Hadon në banesën njëkatëshe të çiftit, kur ata gjendeshin vetëm.
Fare pranë banesës së tyre gjendej edhe shtëpia dy katëshe e prindërve të Erisnik Gjoshës. 26-vjeçari kishte 3 muaj që ishte kthyer nga emigrimi, ndërsa prindërit i kishin ndërtuar banesën njëkatëshe për të pasur pranë djalin dhe nusen.
Nga burimet policore u mësua se 26-vjeçari i arrestuar e pranoi krimin, i cili ka ndodhur pas një zënke për arsye xhelozie.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)