E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Serbi, sot në Bruksel takimi i 14-të i kryeministrave Thaçi e Daçiç

PRISHTINË- Kosova dhe Serbia në bisedimet e nivelit te lartë politik të kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiç pritet të zhvillojnë sot pasdite në Bruksel raundin e 14-të të takimeve, të katërtin pas marrëveshjes së 19 prillit për normalizim marrëdhëniesh, në procesin e kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA.

Në takimin e udhëhequr nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, dy kryeministrat, sipas burimeve në Prishtinë dhe në Beograd, do të diskutojnë organizimin në veri të zgjedhjeve lokale kosovare të 3 nëntorit dhe formimin e asociacionit-bashkësisë së komunave serbe, por edhe çështje të tjera të marrëveshjes, ndërkohë që paradite takohen grupet punuese për telekomin, në vazhdim të dialogut teknik, derisa është paralajmëruar se Kosova do ta ketë kodin telefonik përmes një shteti evropian.

Raundi i parë i takimeve në Bruksel mes kryeministrit kosovar Thaçi dhe kryeministrit serb Daçiç është zhvilluar në 19 tetor 2012.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›