Thikë në zemër bashkëshortes 17-vjecare, Gjykata: 'Arrest me burg' për autorin
TIRANË- Theri me thikë 17-vjeceren, gjykata jep masën ‘arrest me burg’ për autorin. Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për Ersnik Gjoshin, 27-vjecari i cili pak ditë më parë goditi me thikë në zemër bashkëshorten, Anxhela Hado, vetëm 17-vjeç duke i shkaktuar asaj vdekjen.
Në seancën e sotme gjyqësore autori ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se është penduar. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e 21 Korrikut në fshatin ne fshatin Hrkal. Krimi i rëndë ndodhi si pasojë e mosmarrëveshjeve që kishte cifti.
Sipas ekspertizës, gjatë kësaj përleshjeje, 17-vjeçarja në tentativë për t'i shpëtuar bashkëshortit ka rrëmbyer thikën që ndodhej diku pranë dhe ka dashur ta qëllojë 27-vjeçarin në pjesën e kraharorit. Por e reja nuk ka mundur që ta bëjë një gjë të tillë, sepse thika i është marrë nga Ersnik Gjoshi, i cili e ka qëlluar tri herë Anxhela Hadon dhe njëra prej goditjeve i ka prekur zemrën, duke i marrë asaj edhe jetën. Por krimi nuk ka mbetur me kaq. Sipas aktit të ekspertizës mjekoligjore, më pas 27-vjeçari e ka veshur vajzën me rroba të reja dhe ka dashur që ta deklarojë si vetëvrasje.
(e.m/BalkanWeb)