Vrau me thikë të fejuarën 17-vjeçare, arrest me burg për autorin
Tiranë- Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit ‘bur’ për 27-vjeçarin Ersnik Gjoshi që theri me thikë të fejuarën e tij 17-vjeçare, Anxhela Hado.
Në seancën e sotme gjyqësore Gjoshi e ka pranuar krimin dhe ka deklaruar edhe pendesë. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 21 korrikut në fshatin Hrkal të Tiranës si pasojë e mosmarrëveshjeve që kishte çifti.
Sipas ekspertizës, gjatë kësaj përleshjeje, 17-vjeçarja në tentativë për t’i shpëtuar bashkëshortit ka rrëmbyer thikën dhe ka dashur ta qëllojë 27-vjeçarin në kraharor.
Por nuk ka mundur pasi Ersnik Gjoshi ja ka marrë thikën dhe e ka qëlluar tri herë Anxhelën teksa njëra prej goditjeve i ka prekur zemrën, duke i marrë asaj edhe jetën. Po sipas ekspertizës mjekoligjore, më pas 27-vjeçari e ka veshur vajzën me rroba të reja dhe ka dashur që ta deklarojë si vetëvrasje.