Vrau nënë e bir, lihet në burg
LEZHE - Gjykata e Lezhës dha dje masën e sigurisë "arrest me burg" për Pashk Ndrecën i cili katër ditë më parë vrau nënë e bir, Mrika e Nikolin Matrizin.
Ai ka pranuar autorësinë e këtij krimi, dosja e së cilës pritet t'i kalojë për kompetencë Krimeve të Rënda. Prokuroria e akuzoi 46-vjeçarin "për vrasje në bashkëpunim" dhe "armëmbajtje pa leje". I arrestuari dha edhe në gjykatë të njëjtin version dhe skenar ngjarjeje që ka pohuar edhe në polici pas arrestimit. Sipas tij, Mrika Matrizi e kishte fyer e pështyrë, e më pas kishin tentuar bashkë me djalin ta rrihnin. Ai ka marrë armën për t'i trembur, por kur 20-vjeçari tentoi t'i kapë armën, Ndreca vrau fillimisht nënën e tij, e më pas Nikolinin. Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 korrik në fshatin Gur i Zi të Lezhës. r.n