E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gënjeu për policin, dënohet 6 muaj

SARANDE - Dënohet i burgosuri, pasi dha dëshmi të rreme ndaj një punonjësi policie. 

Pas disa seancash gjyqësore, Jorgo Kumarakut iu shtua dhe një tjetër akuzë dhe muaj të tjerë heqje lirie. Banori i fshatit Livadhja u dënua për deklarime të rreme ndaj policit të paraburgimit në Sarandë, duke pretenduar se ai i kishte futur një celular në qeli. Kjo dëshmi çoi në arrestimin e punonjësit në prill të këtij viti, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv. Hetimet zbuluan se Jorgo Kumaraku kishte dhënë dëshmi të rreme, duke e ngarkuar këtë të fundit penalisht, e duke lënë të lirë policin. Kumaraku, 31 vjeç është dënuar gjithashtu nga gjykata edhe me 5 vjet heqje lirie, për veprën penale "vjedhje me dhunë" të një kazinoje, vitin e shkuar në Sarandë. Ai ka pasur dhe më parë precedentë në fushën e narkotikëve në Greqi.   sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›