E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau nusen e xhaxhait, pranga 35-vjeçarit

 

LEZHE – Kapet në një fshat të Lezhës i akuzuari për vrasjen e nuses së xhaxhait 10 ditë më parë. Anton Mbrozi, 35 vjeç, nga Laçi i Vaut të Dejës në Shkodër, u gjet nga policia në fshatin Spitën, ndërsa strehohej te disa të afërm të tij. Policia e Lezhës kishte dijeni për të kërkuarin që po strehohej në atë zonë, menjëherë pas krimit ndaj Marie Mbrozit, 57 vjeçe. Me shpejtësi janë nisur drejt zonës forca të shumta policie, duke rrethuar banesën ku ndodhej i kërkuari për vrasje. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, fillimisht Mbrozi ka rezistuar, duke mos dashur të dorëzohej, por pasi ka folur me forcat e policisë ai është bindur të vetëdorëzohet. Atij i janë vënë prangat, duke u transportuar për në komisariatin e Lezhës, ku dhe janë njoftuar kolegët e Shkodrës. Mbrozi e qëlloi gruan e xhaxhait me tri plumba pistolete, brenda banesës së tij. Ai e akuzonte Marie Mbrozin si autoren e vrasjes së nënës së tij, në gusht të këtij viti, ndonëse policia e cilësoi si vetëvrasje të pastër. I ndaluari e ka pranuar krimin, duke pritur tashmë gjykimin. Sipas policisë, arma me të cilën Mbrozi kreu krimin ende nuk është gjetur.                                    r.n, r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›