Xhuveli: Imazhi në rritje, e drejtë për një mandat tjetër
Edhe PAA ka hapur zyrtarisht fushatën këtë të premte. Duke kërkuar votat për një mandat të dytë me demokratet, Lufter Xhuveli tha se imazhi në rritje i jep të drejtën kësaj shumicë të kërkojë të jetë edhe 4 vite të tjera në drejtimin e vendit.
TIRANE- Partia Agrare Ambientaliste e Lufter Xhuvelit, i kërkoi sot votën shqiptarëve për të qeverisur- siç tha ai- së bashku me koalicionin “Aleanca për Ndryshim”, në hapje zyrtare të fushatës kreu i PAA-së - tha se imazhi në rritje i vendit i jep të drejtën kësaj maxhorance në pushtet të kërkoj edhe një mandat të dyt qeverisës. Anëtarësimi në NATO, përballimi i krizës ekonomike, ratifikimi i MSA-së ishin disa nga arritjet që Lufter Xhuveli përmendi në këtë hapje fushate.
“Ditën ku votuesit shqiptarë do ti drejtohen kutive të votimit për të vendosur se kush do ta qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme, për të vendosur nëse do të vazhdohet të ecet përpara me ritëm të shpejtë në rrugën e reformave, në rrugën e progresit dhe zhvillimit tonë europian, apo do të hallakatemi e zvarritemi në labirintet e përvojave herë të dështuara e herë të dyshimta të një qeverisje të cilët shqiptarët e kanë refuzuar tashmë qysh në zgjedhjet e vitit 2005. Objektivi ynë është që PAA-ja të jetë kontribuuese dhe pjesë e rëndësishme në këtë fitore. Ne shkojmë në këto zgjedhje pas një mandati 4 vjeçar plotësisht të suksesshëm dëshmuar e pranuar botërisht. Ngjarje madhore dhe e papërsëritshme është pranimi në NATO. Shqipëria është sot një vend më i zhvilluar, më i respektuar, me një imazh në rritje që nuk e ka patur ndonjëherë më parë. Këto arsye madhore përbëjnë bazën e të drejtës tonë morale për të kërkuar nga shqiptarët të drejtën e një mandati të dytë qeverisës”- u shpreh Xhuveli në fjalën e tij.
Kryeministri Berisha në një mesazh vizual për Agrarët, vlerësoi kontributin që e quajti ai të vyer në këto 4 vjet, për të ulur nivelin e ndotjes dhe për të përmirësuar ambientin.
“Kur jam njohur me programin e Partisë Agrare për “Mbrojten dhe Zhvillimin e mjedisit”, ka qenë një pasuri e çmuar e programit të kësaj maxhorance. Konstatoj me kënaqësi se krahasuar 4 vite më parë, sot kemi një Shqipëri të standarteve të tjera mjedisore, kemi një Shqipëri e cila renditet ndër vendet më të lakmueshme të planetit përsa i përket pastërtisë së mjedisit”- u shpreh kreu i ekzekutivit në mesazhin e tij vizual për PAA-në.
Partia Agrare Ambientaliste, garon në zgjedhjet e 28 qershorit me 140 kandidatë, me të cilët do të kërkojnë votën për të qeverisur me demokratët me të cilët ka edhe një marrëveshje tjetër edhe në 4 vitet e ardhshme. Kreu i Agrarëve drejtoi gjatë këtij mandati Ministrinë e Mjedisit dhe Administrimit të Ujerave. Vetë kreu i tyre Lufter Xhuveli, kryeson listën e kandidatëve të Tiranës.
(a.r/news24/balkanweb)