E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrau shokun, dorëzohet shqiptari i kërkuar

Një shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje në shtetin fqinj të Italisë është vetëdorëzuar dje në zyrën e policisë. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat nuk kanë publikuar emrin e shqiptarit, por saktësojnë se ai është paraqitur vetë mëngjesin e djeshëm në kuesturën e qytetit të Ravenës. Sipas burimeve policore italiane, të cilat kanë dhënë deklarata për mediat e atjeshme, shqiptari akuzohet për vrasjen e një bashkëkombësi 21-vjeçar mbrëmjen e dy netëve më parë në një bar të provincës Poxhibonsi. Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 23:00 në stacionin hekurudhor të Pogibonsit në Siena. Viktima është Armando Juliet, 21 vjeç, i cili ka mbetur i vdekur pas një zënke që ka plasur mes shqiptarëve. Gazeta "La Nazione", ka bërë të ditur se, viktima dhe autori ishin përballë një bari në stacionin hekurudhor, ku ka plasur një sherr që ka përfunduar me vrasjen e 21-vjeçarit, emigrant prej disa vitesh në Siena. Ai është qëlluar disa herë me thikë e pavarësisht se është dërguar në spital, nuk ka mbijetuar nga plagët e marra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›