Vrau të bijën se nuk mbante perçen, burg përjetë pakistanezit
është dënuar me burgim të përjetshëm një shtetas pakistanez i cili vrau në vitin 2007, në Kanada, të bijën 16 vjeçare sepse refuzonte te mbante perçen myslimane. Vajza i ishte premtuar se do t'i jepej për nuse një pakistanezi. Muhammed Parvez, 63 vjeç, gjatë një grindjeje me të bijën, e kishte mbytur këtë të fundit dhe më pas kishte njoftuar policinë për tu dorëzuar. Nëna e adoleshentes e ka justifikuar veprimin e bashkëshortit të saj, dhe sipas saj ai u detyrua ta bëntë një gjë të tillë, për shkak të sjelljes rebele të 16 vjeçares. Muhammed Parvez, 63 vjeç, një taksist me origjinë nga Pakistani i transferuar në 1999 me familjen në Ontario, në Kanada dhe djali Wasqas, 29 vjeç, pronar i një ofiçine mekanike, janë dënuar të dy me burgim të përjetshëm për vrasjen e Aqsa Parvez. Drejtësia kanadeze dënoi me burgim të përjetshëm një pakistanez i cili u shpall fajtor për akuzën e vrasjes së të bijës pasi ajo nuk pranoi të mbante ferexhenë. Prej kohësh, vajza kishte patur grindje me familjen e saj, dhe ishte larguar nga shtëpia, dhe u kishte thënë mikeshave të saj të shkollës se donte të vishej e të sillej njësoj si ato. Por në të njëjtën kohë, kishte shprehur edhe frikën e reagimit të babait të saj i cili ia impononte respektimin e traditës islamike.