E Diel, 1 Nëntor 2026

Punime për furnizimin me ujë të Tiranës



Ujësjellësi i Tiranës po kryen punime për shtim të sasisë së ujit dhe zgjatjen e orareve të furnizimit me ujë në kryeqytet. Punimet prekin zonën qendrore të Tiranës që përfshin zonën pranë Parlamentit, rrugën e "Barrikadave", rrugën "Myslym Shyri" si dhe zonën e "Tiranës së Re".

Drejtori i Ujësjellësit, Sahit Dollapi tha se me investimet që po bëhet në këtë zonë
me përfundimin e këtij investimi dhe një investimi tjetër do arrihet në mënyrë konstante furnizimi me ujë. Dollapi garantoi se uji që rrjedh në çezmat e qytetarëve të Tiranës është i pastër.

Punimet e Ujësellësit pritet të zgjasin 3-4 ditë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›