Vrau vajzën 3-vjeçare me granatë, arrestohet 74-vjeçari

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 74-vjeçarin i cili tre ditë më parë vrau një vajzë 3-vjeçare duke hedhur granatën në banesën e gabuar në Delvinë. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 74-vjeçari Selman Mehmeti, banues në lagjen “ Xhermahallë” në Delvinë.
Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi në orën 17:22 datë 25.06.2011, në lagjen “Lejla Malo” Delvinë pas një konflikti pronësie dyshohet të ketë hedhur një granatë në banesën e komshiut të tij shtetasit: S. B., vjeç 50, banues në lagjen “Lejla Malo”; ku si pasojë ka mbetur e vdekur 3-vjeçarja me inicialet S. Z.
Gjithashtu nga shpërthimi i granatës kanë ngelur të plagosur rëndë edhe nëna dhe babai i fëmijës së vrarë A. Z, 35 vjeç dhe L. Z., 37 vjeç si dhe komshija 68-vjeçarja me inicialet B. V.
Në momentin e konfliktit të katër shtetasit e dëmtuar ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes.