Vret bashkëshortin, ushqehet me mishin e tij!

Zainab Bibi, 32 vjeç, u arrestua pak muaj më parë në rrethinat e Karachit, pas denoncimit të fqinjëve të saj të cilët nuk kishin parë bashkëshortin e saj prej disa ditësh.
Autoritetet akuzojnë 32-vjeçaren se ka vrarë, e më pas ka copëtuar bashkëshortin e saj.
Ajo, sipas akuzës, ka copëtuar trupin e bashkëshortit me ndihmën e nipit të saj 22-vjeçar për ta gatuar dhe për ta ngrënë, me synimin për të zhdukur gjurmët e vrasjes makabre.
Vetë 32-vjeçarja ka pranuar vrasjen, duke thënë se e kishte bërë për të mbrojtur vajzën e saj.
“Vrava bashkëshortin sepse guxoi të prekë vajzën time, ngacmoi fizikisht vajzën time”, tha 32-vjeçarja para gjykatës.
Sipas medieve pakistaneze, nëse ajo shpallet fajtore për vrasjen, rrezikon dënimin me vdekje, e ndoshta një ekzekutim publik.