E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar, larg nga Messi

Sulmuesi i Santosit dhe Brazilit, Neymar ka pranuar se është larg nga arritja e shkallës së yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

21 vjeçari konsiderohet si futbollisti i së ardhmes dhe tashmë spekulohet me transferim në klube të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën. Së fundmi ai është krahasuar me Messin i cili konsiderohet si aktualisht futbollisti më i mirë në botë.

Por, Neymar mban këmbët në tokë dhe insiston se ka edhe shumë për të mësuar para se të arrijë në shkallën e Messit.

“Gjithmonë kam thënë se kam shumë për të mësuar. Messi është një futbollist që tashmë ka krijuar histori dhe do të arrijë edhe shumë më tepër në vazhdim. Ndërsa, unë sapo kam filluar dhe kam edhe shumë për të bërë para se të arrijë në shkallën e tij”, tha Neymar për fifa.com.

“Krejt çka kam dashur gjithmonë është të luaj futboll, të kem një karrierë të suksesshme, të marr mirënjohje për paraqitjet e mija. Jam duke punuar për të qëndruar në kulm të lojës time dhe të paraqitem për reprezentacionin tim”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›