E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër paralajmërim për fundin e botës

Vërtet do të shkatërrohet bota më 21 dhjetor 2012?

Në Meksikë është gjetur një tjetër shkrim i Majave, që paralajmëron fundin e botës.

Teoria për rrënimin e planetit ka kohë që qarkullon dhe ajo është bazuar në një pllakë guri të Majave, zbuluar në Toruguero.

Ndërkohë, Instituti Arkeologjik i Meksikës thotë se ka gjetur një tjetër shkrim për fundin e botës, kësaj radhe në rrënojat e Comalcalco.

Parashikimi i qytetërimit Maja është kthyer tashmë në një legjendë që qarkullon në çdo vend të botës. Disa ekspertë thonë se ky është një keqinterpretim i shkrimeve Maja.

Të tjerë kanë nisur të kërkojnë një copëz tokë për tu strehuar në atë, që sipas shkrimeve Maja do jetë i vetmi vend në botë që do i rezistojë fundit të botës.

Bëhet fjalë për një fshat në Francë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›