Statusi në vjeshtë, KE: Nuk plotësoni kushtet
BRUKSEL- Brukseli vëren me shqetësim, se Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për marrjen e rekomandimit për statusin e vendit kandidat për në BE në vjeshtën e këtij viti. Në takimin përgatitor mbi mbledhjen e pestë të Komitetit të Stabilizim- Asocimit PE-Shqipëri, Vassilis Maragos, shef i Njësisë për Shqipërinë në KE, bëri të ditur se përmbushja e Marrëveshjes politike të Nëntorit, zgjedhja e Presidentit dhe dorëzimi i një numri rezultatesh të prekshme në disa fusha, iu paraqitën autoriteteve shqiptare gjatë vizitës së majit nga Komisioneri Fule, si një paketë minimale kushtesh për t'u plotësuar për statusin.
"Zgjedhjen e Presidentit, mendoj se të gjithë në këtë sallë e kemi ndjekur nga shumë afër, dhe siç është përmendur nga disa zyrtarë të BE-së, Kushtetuta u respektua në përgjithësi. Por gjithsesi, ka disa shqetësime për ndikimin që kjo zgjedhje ka pasur, apo mund të ketë në të ardhmen, mbi dialogun politik të vendit. Ne besojmë se kjo është diçka mbi të cilën aktorët politikë duhet të përqendrohen, për të garantuar se do të ruhet me të vërtetë dialogu politik, - deklaroi zyrtari i lartë i KE-së. Por, sipas Maragos, kushti më kyç dhe më parësor, i cili do të ndikonte edhe mbi dialogun politik, por edhe pjesën e mbetur të reformave, është plotësimi i Marrëveshjes së Nëntorit.
Ai përmendi se dy çështjet kryesore u përmendën edhe nga ambasadorja dhe besoj se të njëjtin opinion ndajnë dhe të gjitha vendet anëtare, se ky është minimumi që duhet të bëjë Shqipëria në javët e ardhshme, për të ruajtur dialogun politik, por edhe për të krijuar kushtet për kryerjen e reformave të mbetura. "Është e rëndësishme që aktorët politikë shqiptarë, si qeveria dhe opozita, nga pozicionet e tyre respektive, - pasi ne nuk asimilojmë përgjegjësitë e të dyja palëve, - pra, të dyja palët kanë interesin dhe përgjegjësinë të punojnë së bashku për të mbyllur këto çështje që mbeten pezull. Kjo është absolutisht e domosdoshme dhe absolutisht thelbësore për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së", - tha Maragos. Si shembuj pozitivë Maragos përmendi zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe votimin e ligjeve me 3/ 5-at, ndërsa kërkoi bashkëpunimin e palëve për çështjen e imuniteteve dhe ndryshimet ligjore për gjyqësorin dhe shërbimin civil.
"Ne patëm emërimin e Avokatit të Popullit përmes një procesi konsensual e kjo përbën një nga zhvillimet më pozitive në Shqipëri që prej vitit të kaluar, do të thoja unë, për mënyrën sesi u bë, për procesin gjithëpërfshirës, për personin që u zgjodh si Avokat i Popullit, si dhe për punën e bërë nga zyra e tij prej marrjes së detyrës", tha Maragos. Ndërsa Eduard Kukan, Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian për Evropën Juglindore i sheh si një ëndërr zgjedhjet e lira dhe demokratike në Shqipëri. Duke i bërë thirrje partive kryesore ta mbyllin sa më parë Kodin Zgjedhor, Kukan shprehet se ka pritshmëri që ky ligj i ri elektoral do të përbëjë kthesën në historinë e zgjedhjeve shqiptare. "E keqja është se reforma elektorale nuk është përfunduar plotësisht. Unë e kuptoj se është përmbyllur 90 për qind e marrëveshjes, por nuk është mbyllur e gjithë marrëveshja.
Zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë një tjetër mundësi, janë mundësia që të ndryshohet, më në fund, historia e zgjedhjeve në Shqipëri. Sepse pas çdo zgjedhjeje ka pasur probleme, ka pasur vështirësi. Me këtë gjykim real themi se kodi elektoral duhet të mbarojë, sipas marrëveshjes. Unë vazhdoj të shpresoj e të uroj se pas kësaj do të mund të kemi zgjedhje të lira e demokratike në Shqipëri. Kjo është ëndrra ime", - tha Eduard Kukan, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Europian për Evropën Juglindore.
(m.a/Valentina Madani, Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)