Vret gruan e 3 vajzat për nder: Do e bëja 100 herë (FOTO)
Një person, i akuzuar se ka vrarë tre vajzat e tij për nder në Kanada, tha se do e bënte sërish një gjë të tillë sikur ato të ktheheshin në jetë 100 herë.
Muhamed Shafia, 58 vjeç, mallkoi vajzat e tij, Zainab, 19 vjeç, Sahar, 17 vjeç dhe Geti, 13, duke thënë gjatë një bisede me policinë se ato ishin prostituta.
Ai është në gjyq për vrasjen e tyre, pasi ato u gjetën të vdekura në makinën e familjes së tyre së bashku me nënën, Rona Amir, 50 vjeç, në një kanal në Ontario, Kanada.
Fillimisht policia mendoi se ishte një aksident. Por më pas zbuloi se pas vrasjeve qëndronte Shafia, i cili ishte zhvendosur në Kanada nga Afganistani. Ai është poligamist dhe ka edhe një grua tjetër. Policia ka regjistruar biseda të Shafias me gruan e tij të dytë, Toba Jahja, të cilës i thotë se vajzat po i prishin nderin e familjes duke dalë në takime. Ai tha se ishte e vështirë ti shihje vajzat me të dashurit e tyre.

Muhamedi bashke me gruan e dyte dhe djalin, duke dale perpara gjyqit

Sahari, vajza 17 vjec, u gjet e vdekur ne sediljen e pasme te makines

Gruaja e pare, Rona Amir

Geti ishte vetem 13 vjec

Vajza e madhe, Zainabi

Makina duke u nxjerre nga kanali