E Shtunë, 31 Tetor 2026

Motrat e VIP-ave hyjnë fuqishëm në skenë

Pipa dhe Kejt Midelton. Pipa u bë qendra e vëmendjes gjatë dasmës së Kejt me princin Uilliam të Anglisë. Që nga ai moment, motra më e vogël e Kejt është bërë "gjahu" më i preferuar i paparacëve

Ndoshta kanë qenë me më pak fat, por ato po bëhen fenomeni i viteve të fundit. Rasti më klasik është ai i motrave Midëllton, ose më mirë i Pipës, e cila arriti të merrte të gjithë vëmendjen e njerëzve në dasmën e së motrës. Fenomeni i  motrave që hyjnë vrullshëm në skenë po krijon një gjeneratë të re divash që po u marrin vëmendjen motrave ose vëllezërve të famshëm.

Në fakt, fenomenin në fjalë e hasim shpesh edhe në familjet tona, ku fëmija i madh hap rrugën i pari duke fituar  autonominë falë punës së tij, e duke u lehtësuar jetën më të vegjëlve.

Por shpesh lindin hatërmbetje dhe xhelozi. Kjo sidomos në botën e spektaklit, ku markat e modës apo regjisorët e producentët e dinë që vëllezërit apo motrat e panjohur nga publiku kushtojnë shumë më pak sesa ata që janë afirmuar tashmë. Fotot tregojnë yjet e rinj që mund të lindin, përkrah motrave që ndoshta duhet të nisin të frikësohen.

Mari-Enxh Kasta e Leticia Kasta. Motra e vogël e supermodeles po ndjek gjurmët e saj: modeling dhe disa role në kinema

Loti e Kate Mos. Motra 13-vjeçare e modeles së famshme ka rënë në sy gjatë dasmës së kësaj të fundit. Menjëherë agjencitë e modës kanë nisur të interesohen për të. Duket se atë tashmë e prêt një e ardhme që mban firmën Moss.

Natali Xhermanota e Stefani Xhermanota (Ledi Gaga). Natali studion fashion dizajn dhe dëshiron të bëhet stiliste. Duke pasur motër këngëtaren më fashion të planetit, ëndrra e Natalisë është e garantuar

Alison e Vanesa Paradis. Ndërsa motra e madhe ndjek të shoqin, Xhoni Dep, nëpër botë teksa xhiron filmat më të fundit, Alison po luan nëpër filma njëri pas tjetrit. Dhe në fakt, në Francë ajo është shumë e njohur.

Monika e Penelop Kruz. Ngjashmëria me të motrën i ka hapur rrugë ëndrrës së saj për kinemanë. Në xhirimet e Piratët e Karaibeve, Monika ka bërë kontrofigurën e Penelopë, pasi kjo e fundit ishte shtatzënë dhe nuk mund të xhironte disa skena. Që atëherë, dyert e Hollivudit u hapën për Monikën


Ali e Lindsi Lohan. Ndërsa Lindsi vazhdon rënien e lirë përsa i përket imazhit, vajza e vogël e familjes po shfrytëzon emrin e së motrës për të ecur në drejtimin tjetër. 17-vjeçarja Ali është shfaqur në disa kopertina revistash, por me një pamje krejt tjetër nga motra e madhe


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›