E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto e thotë me gjysëm zëri: Takova Hillari Klintonin

Takimi i Haxhinastos me Klintonin

Ndërsa Berisha po i bie ziles së bursës së Nju Jorkut dhe po flet me zell për ekonominë evropiane, duke sulmuar drejtuesin e Bankës Qëndrore Europiane e duke i dhënë këshilla Merkelit e Sarkozisë, nga larg e shikon Genc Ruli, njeriu që nuk e ktheu kurrë në realitet premtimin e madh që bëri me Berishën për të hapur bursën e Tiranës.

Edhe pse ka shkuar në vendin ku mund të takosh liderët e gjithë botës, kryeministri i një vendi në krizë ekonomike nuk po takohet me asnjë drejtues të rëndësishëm. Në vend të kësaj, ministri i tij, Haxhinasto, ka nisur një njoftim, ku thotë se ka takuar Sekretaren e Shtetit. Normalisht në axhendën e Klintonit nuk parashihet një takim i tillë. Edhe Haxhinasto në fakt nuk ka thënë në njoftim asnjë fjalë më shumë sesa thjesht e ka takuar Klintonin. Madje e ka zhdukur në fund të njoftimit të tij takimin me Klintonin. Përse ndodh një gjë e tillë? Sepse realisht ai mund ti ketë dhënë dorën kalimthi asaj, aq sa edhe fotoja nuk është shkrepur si duhet.

Gjeni më poshtë njoftimin e plotë të Ministrisë së Jashtme.

Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z.Edmond Haxhinasto takon Ministrat e Jashtëm te Maqedonise, Rumanise,Greqise dhe sekretaren amerikane te shtetit H. Klinton

Në kuadër të punimeve të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, më datë 20 shtator 2011 Zv.Kryeministri dhe Ministër i Puneve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, z. Nikola Poposki. Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh, si dhe zhvillimet në rajon.

Në fillim të takimit Ministri Haxhinasto e uroi homologut e tij për marrjen e detyrës si Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Dy ministrat e Jashtëm konfirmuan vullnetin për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në fushat me interes të përbashkët. 

Gjatë takimit u theksua ekzistenca e një vullneti të qartë politik nga të dy palët për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, veçanërisht në fushën e transportit, energjitikës, çështjet konsullore, hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ndërtimin e linjës së përbashkët të interkonjeksionit ndërmjet dy vendeve etj.

Gjithashtu, Ministri Haxhinasto takoi Ministrin e Jashtem z. Stavros Lambrinidis, i cili edhe nje here deklaroi se Greqia eshte mbeshtetese e forte e integrimit te Shqiperise ne BE. Ndersa z. Haxhinasto ne kete takim tha se palet kane vullnet te perbashket te trajtojne te gjitha ceshtjet me interes te ndersjellte. Ai shtoi se Shqiperia respekton legjislacionin nderkombetar per minoritetet.

Ministri Haxhinasto takoi dhe Ministrin e Jashtem te Rumanise, z. Teodor Baconschi. Dy zyrtaret rane dakord se Shqiperia dhe Rumania kane marredhenie shume te mira. Ministri Haxhinasto i kerkoi Rumanise te mbeshtese integrimin ne rajon te Kosoves.

Z. Haxhinasto u takua dhe me sekretaren amerikane te shtetit, znj.Hillari Klinton, ndersa vazhdon viziten e tij ne SHBA, ne kuader te punimeve te asamblese se Pergjithshme te OKB ne Nju Jork.

 

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›