E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret veten "Babagjyshi" vrasës

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në qytetin Kovina të Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një person i maskuar si babagjyshi i Vitit të Ri ka hyrë në një shtëpi ku po konsumohej darka e vigjilies së Krishtlindjeve dhe ka hapur zjarr me anë të një pistolete. Më vonë, autori i vrasjes së tre personave dhe tre të plagosurve është gjetur i vrarë në shtëpinë e vëllait të tij. Lajmi është njoftuar nga policia e zonës, e cila nuk i ka bërë të ditura shkaqet e ngjarjes. Sipas policisë, një seri shpërthimesh janë dëgjuar pas krismave dhe shtëpia ku ai hyri është përfshirë nga flakët, duke pësuar dëmtime serioze. Togeri i policisë së Kovinas, Pat Bukanan ka deklaruar se 45 vjeçari Brus Xhefri Pardo, ka hyrë në shtëpinë ku po festoheshin Krishtlindjet dhe ka hapur zjarr menjëherë. Policia u vu menjëherë në kërkim të vrasësit të vdekur tashmë, i cili ishte ish-bashkëshorti i njërës prej femrave që ishin të pranishme në darkën e shtruar. Mes të plagosurve, janë një vajzë tetë vjeçare si dhe një tjetër 20 vjeç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›