Tadiç: Nëse dështon EULEX-i do të ankohemi në OKB
Në rast se misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë nuk do të kryejë punën e vet në fushën e sundimit të ligjit, autoritetet në Beograd do të ankohen në Kombet e Bashkuara, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.Duke theksuar se Serbia do të përcjellë punën e EULEX-it, Tadiq ka thënë se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka obliguar misionin e BE-së për bashkëpunim me organet shtetërore të Serbisë.Duke shtuar që autoritetet në Beograd do të bashkëpunojnë me EULEX-in, presidenti serb ka nënvizuar se ky është një mision teknik i cili është neutral ndaj statusit.Tadiç ka thënë se negociatat për statusin e Kosovës kurdoherë do të vazhdohen, sepse siç ka thënë ai "është e domosdoshme të gjendet zgjidhje e qëndrueshme e cila do të garantojë stabilitetin në rajon". Sipas presidentit serb "disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kurrë nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës sepse në këtë mënyrë mbrojnë interesat e veta nacionale dhe integritetin territorial".