Vriten 15 militantë në Pakistan

Të paktën 15 militantë të dyshuar janë vrarë nga sulmet e telekomanduara në veriperëndim të Pakistanit.
Zyrtarët e inteligjencës thonë se raketat kanë qëlluar një strehë të dyshuar të tyre, në rajonin fisnor të Vaziristanit Verior.
Ky i fundit ndodhet në kufi me Afganistanin dhe është bërë qendër e Al Qaidës dhe i aktivitetit të talebanë. Sulmi i së hënës është i shtati brenda dy javësh i këtij lloji në Pakistan.