Vriten 30 pjesëtarë të grupit Boqo Haram

Forcat nigeriane thonë se kanë vrarë 30 anëtarë të sektit islamik, Boqo Haram, përfshirë një komandant të lartë, ndërsa kanë arrestuar 10 persona të tjerë gjatë një bastisjeje në qytetin veriperëndimor të Damaturus.
Boqo Haram është duke zhvilluar një kryengritje kundër qeverisë së presidentit Goodluck Jonathan, me qëllim të ringjalljes së një mbretërie të lashtë islamike me shumicë myslimane në veri të Nigerisë.
Kjo lëvizje ka arritur të bëhet kërcënimi më i madh i sigurisë në këtë vend.
“Rreth 30 terroristë të dyshuar të Boqo Haramit janë vrarë gjatë një beteje që zgjati disa orë. Gjatë kësaj beteje janë vrarë gjithashtu edhe komandanti kryesor i Boqo Haramit në Damaturu dhe një bashkëpunëtor i afërt me Abubakar Shekaun”, ka njoftuar Eli Lazarus, një zëdhënës i forcave të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë.
Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Boqo Harami.