E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten 4 policë gjatë arrestimit të Dritan Dajtit, vdes dhe nipi i tij

Arrestimi i Dritan Dajtit të shumkërkuarit të policisë shqiptare ka sjell bilancin më tragjik për Policinë e Shtetit, katër policë të vrarë. Por këtij bilanci i shtohet edhe kunati i Dajtit, 23-vjeçari Ledion Mara, i cili ka gjetur vdekjen, ndërsa Dritan Dajti është plagosur. Ndërkohë është arrestuar edhe Erges Xhaxhi, i cili ka përkrahur 37-vjeçarin e shumëkëruar. E gjithë kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 14.00 në plazhin e Durrësit.
Policia e Shtetit kishte marrë të gjitha informacionet për vendndodhjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti, i cili ishte shpallur në kërkim që nga 17 nëntori i 2003 kur u arratis nga Gjykata e Tiranës.
Kështu ishin thirrur për të organizuar këtë operacion për arrestimin e 37-vjeçarit punonjësit më të mirë, si
Altin Dizdari, 33 vjeç, Fatos Xhani, 38 vjeç
Sajmir Duçkollari, 32 vjeç dhe Kastriot Feska, 40 vjeç. Madje sipas të dhëna të policisë mësohet se më urdhër të drejtuesve të policisë së shtetit ishte thirrur nga pushimet polici Sajmir Duçkallari, vëllai i Sekretarit Politik të Marrëdhënieve me Publikun, në PDS, Artur Duçkallarit.
Por i gjithë operacioni është kuptuar nga Dritan Dajti i cili strehohej në një hotel në plazhin e Durrësit së bashku me Ledion Marën dhe Erges Xhaxhin. Madje të burimet nga uniformat blu pohojnë se gjatë arrestimit të Xhaxhit janë gjetur edhe dy radio policie të cilat dyshohen se i kanë shërbyer Dritan Dajtit për të qenë në dijeni të lëvizjeve të policisë.
Kështu kjo ka sjellë edhe tragjedinë, ku ka nisur në orën 14.15 të ditës së premte shkëmbimi me armë mes Dritan Dajtit dhe punonëjsve të policisë. Nga kjo kanë mbetur të vdekur katër punonjësit e policisë së Shtetit dhe është plagosur shumëkërkuari dhe nipi i tij.
Policia dhe drejtues të lartë të policisë shkojnë në vendngjarje dhe nisin hetimet për këtë krim. Dritan Dajti shoqërohet në spitalin e Durrësit dhe më pas në spitalin e Burgut ku sipas mjekëve është në gjendjë të rëndë shëndetësore. Mësohet se hetimet nuk përjashtojnë arrestime të tjera si punonjës të hotelit ashtu edhe miq të Dritan Dajtit që e kanë ndihmuar të arratiset dhe e kanë fshehur për këto vite.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›