E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, mungon interneti, emigrantët në radhë për kartat

Ndërprerja e internetit dhe energjisë elektrike ka bllokuar procesin e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike në Fier. Pavarësisht se në punë janë 3 sportele, asnjëri prej tyre nuk funksionon. 

FIER- Përfitojnë nga periudha e pushimeve për tu pajisur me kartat e identitetit apo pasaportat biometrike, por duket se nuk do të mundet ti marrin përpara largimit të tyre. Prej rreth 2 ose 3 ditësh shumë emigrantë të kthyer në qytetin e Fierit kanë qëndruar për orë të tëra në radhë duke pritur por pa mundur të aplikojnë apo të tërheqin kartat apo pasaportat. Shkak është bërë ndërprerja e internetit, shpesh edhe mungesa e energjisë elektrike që ka bllokuar procesin.
Por për emigrantët koha është e kufizuar për shkak të vendeve të punës në shtetet ku jetojnë, ndaj konsiderojnë se qëndrimi në radhë është kohë e humbur.
Kulmi i bllokimit të procesit ka qënë ditën e premte. Që prej mëngjesit dhjetra vetë qëndrojnë në radhë ndërsa nuk është bërë asnjë aplikim apo tërheqje pasaporte biometrike apo karte identiteti.
(e.n/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›