Policia: 5 të vrarë gjatë arrestimit të Dajtit

Policia e Shtetit konfirmoi zyrtarisht se katër policë dhe një civil mbetën të vrarë të premten në Durrës, gjatë aksionit për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti, i cili hapi zjarr ndaj uniformave blu në momentin që ato e rrethuan atë.
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko, në një prononcim për mediat nuk bëri të ditur identitetet e policëve të vrarë në krye të detyrës, ndërsa konfirmoi se në këtë ngjarje mbeti i vrarë dhe Ledion Mara, i ditëlindjes 1986, nga Lushja, person me precedent penal.
Përkundër deklarimeve të para së në këtë ngjarje mbetën të vrarë dy civilë, zëdhënësi Branko konfirmoi se vetëm një i tillë ka humbur jetën në këtë ngjarje, ndërsa është plagosur dhe i shumëkërkuari Dajti.
Zëdhënësi i Policisë së Shtetit dha detaje dhe rreth operacionit të policisë, që u zhvillua pas mesditës së sotme në Durrës. "Pas informacioneve për lëvizjet e personit të shumëkërkuar Dritan Dajti, se ai strehohej në një banesë në afërsi të pistës Iliria në plazhin e Durrësit, sektori i operacioneve speciale pranë DPSH, në moment organizoi shërbimet në këtë territor për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tij". Ai tha se rreth orës 13:45, shërbimet e policisë konstatuan se personi është afruar me një makinë Volsvagen tip Tuareg, me ngjyrë të errët, me targë të huaj CR 535 FR. "Kur makina ndaloi, trupa e operacioneve ka bërë rrethimin e mjetit per të arrestuar të shumëkërkuarin Dajti, por në këtë moment ai, në mënyrë të mënjëhershme, ka qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë, ku si pasojë mbetën të vrarë 4 prej tyre. Ndërkohë mbeti i plagosuar dhe vetë Dajti dhe i vrarë Ledion Mara, person me precedent penal".
Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit me të cilin udhëtonte Dajti, Ergest Xhaxhi, 22 vjeç, nga Tirana. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 pistoleta dhe 2 radio policie, ndërkohë që nën drejtimin e ekspertëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon hetimet në vendngjarje.
Dritan Dajti kërkohej prej nëntorit të vitit 2003, kur arriti të arratisej nga gjykata e rrethit të Tiranës, ku gjykohej për vrasjen e një biznesmeni. Ai kishte mundur të hynte në gjykatë i armatosur me pistoletë dhe pasi ka gjuajtur me armë ka mundur të largohej me një motoçikletë. Dajti u dënua në mungesë me 20 vjet burg, ndërkohë që policia vazhdonte kërkimet për kapjen e tij.