E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten cmimet e karburanteve, benzina 130 lekë/liter

Rritja e cmimit të naftës në bursa është reflektuar edhe në vendin tonë. Cmimet e karburanteve në tregun e shitjes me pakicë janë rritur me 5 lekë. Benzina dhe nafta e cilësisë së lartë shiten me 130 lekë/ litër. 

TIRANE- Rriten me 5 lekë cmimet e karburanteve në vendin tonë. Në pikat e shitjes me pakicë, benzina dhe nafta e cilësisë së lartë, e njohur ndryshë si eurodiesel blu kanë arritur në 130 lekë për litër, ndërsa nafta e zakonshme tregtohet me 126 lekë për litër. Shtrenjtimi i karburanteve ishte paralajmëruar nga grosistët, për shkak të ecurisë së tregjeve financiare ndërkombëtare. Gjatë javëve të fundit, kuotat e arit të zi në bursa kanë pësuar rritje të vazhdueshme. Kështu në bursën e Neë York-ut çmimi i naftës ka arritur në 71.9 dollarë për fuci, duke shënuar një rritje prej 0.7% kundrejt një dite më parë.
Rritja e cmimeve të karburanteve në buxhetin e familjeve shqiptare. Kjo vecanërisht në këtë periudhë të sezonit veror ku konsumi i karburanteve rritet ndjeshëm, jo vetëm si pasojë e shtimit të automjeteve në qarkullim nga kthimi në atdhe i emigrantëve dhe turistëve, por edhe si pasojë e lëvizjeve të shumta të qytetarëve për pushime.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›