Berat, ndalohen disa persona të dyshuar për zjarrvënie
BERAT - Zjarri i rënë disa ditë më parë në pyllin me pisha në “Gurë të Bardhë” të Urës-Vajgurore konfirmohet të ketë qenë i qëllimshëm. Pas hetimeve të bëra nga policia dhe Reparti Zjarrfikës në vendngjarje, ka rezultuar se shkaqet e rënies së zjarrit nuk kanë qenë aksidentale, por janë provokuar nga dora e njeriut.
Sipas policisë, të dyshuar për këtë ngjarje janë banorët e fshatrave përreth pyllit, me qëllim hapjen e kullotave të reja për bagëtitë.
Burimet policore konfirmojnë se janë shoqëruar në polici disa persona të dyshuar për këtë zjarrvënie.
Zjarri që vazhdoi rreth 24-orë dhe që mori përmasa të mëdha për shkak të pamundësisë së futjes në vendngjarje të zjarrfikëseve si rezultat i mungesës së rrugës, dogji 10 ha me pisha shekullore.
(er.nu/BalkanWeb)