Hektor Kokalari: Si e zhvarrosa hallën time, Musinenë
Në një karakatinë në Rrëshen të Mirditës, pas një jete me stërmundime, si sot e 30 vite më parë, dha shpirt Musine Kokalari. Shkrimtarja e parë shqiptare dhe një ndër politikanet e para në vendin tonë, përkujtohet përmes një interviste me studiuesin Novruz Shehu. Varri ku prehet në Tufinë me duart ende në pranga, varri ku nuk i shkoi as i vëllai, veprat e dorëshkrimet e marra nga Sigurimi i Shtetit, agonia e ditëve nëpër spitale dhe përcjellja për në banesën e fundit në një ditë të nxehtë gushti...
Sot shënohen 30 vite prej ndarjes nga jeta të Musine Kokalarit. Çfarë është bërë për të?
Musine Kokalari ka 30 vjet me tela në duar. Natyrisht, të gjithë u janë sulur deteve në këtë stinë tejet të nxehtë. Duhet të kujtojmë sot 13 gushtin e tridhjetë viteve më parë, në një barakë karakatinë të Rrëshenit të Mirditës, u shua shkrimtarja e parë shqiptare, Musine Kokalari. Të tejmbytur me kujtimet e miteve të komunizmit, me udhëtimet e tyre, dashuritë, me orgjitë e byrosë politike të djeshme e ish komunistëve të politikës së sotme, vështirë se mund të kujtohet kush se një vajzë shqiptare rri e qafuar në një varr të përbashkët me prindërit, në Tufinë, me tela në duar. Ende në vitin e trembëdhjetë të shekullit të XXI! Jo vetëm kaq, por edhe bashkëvuajtësit, paradoksalisht bëjnë çfarë është e mundur të mohojnë këtë fakt tragjik, duke pohuar se kanë qenë vetë pranë arkivolit, se e kanë larë e rregulluar e se e kanë përcjellë për në banesën e fundit!
Është kundërshtuar fakti se Musineja është ende në Tufinë me tela në duar, ju si e argumentoni qëndrimin tuaj?
Po, por unë disponoj një deklaratë origjinale të nipit të Musinesë, zotit Hektor Kokalari që pohon se ajo është ende me telat në duar dhe se ai, ia ka parë vetë gjatë zhvarrimit në Rrëshen. Nuk mundi t’ia hiqte se ishte ftohtë. Japin intervista të bindin botën më shumë për mungesën e telave në duar se sa për praninë e elementeve të Sigurimit komunist ende në pushtet. Paradoksalisht, zoti Sh.Doci, një nga bashkëbanuesit e vuajtësit me Musinenë, në vizitën që i bëra, ruante në korridorin e shtëpisë në Durrës, në një faqe muri veprat e Enver Hoxhës, që siç më tha “I lexonte Musineja”. Pse kish marrë veprat e Enverit dhe jo dorëshkrimet e Musinesë, që ua la t’i merrnin sigurimsat?! (siç pohon vetë). Një grup tjetër është familja e Platon Kokalarit, që një Zot e di pse nuk shpien në vend amanetin e Musinesë për t’u vendosur dorëshkrimet në dosjen e Profesor Sotir Koleas. Në korrespodencën e botuar prej tyre në librin “Si u formua Partia Social Demokrate”, citohet kërkesa e Musinesë edhe para vdekjes. “Sa për dorëshkrimet, do t’i vësh me dorëshkrimet e Sotir Kolesë (në arkivin e shtetit n.sh.). Këtë po e përsëris dhe një herë”, (Tiranë 6 prill 1982). Por ajo vazhdon të rrijë me tela në duar e me veprat të pa shpura tek dosja e Sotir Kolesë e që kjo ka shkaktuar mosbotimin e veprës së plotë. Dhe porosia universal e Musine Kokalarit: “Njeriu, sa të jetë e mundur, të shpëtojë si vlerë morale”, (Rrëshen, 18.04.1983.). Ajo porosit të çohen shkrimet në Arkiv si i vetmi institucion në komunizëm që i ka mbajtur dokumentet.
Kush i shkoi në varrim asaj?
Në varrim nuk shkuan as i vëllai i Musinesë, Hamiti, përkthyesi në frëngjisht i veprave të Enver Hoxhës, as nipat e as mbesat. Askush nga Kokalarajt! Musineja e dinte këtë vetmi të llahtartë. E mbushur me metastazat e kancerit të pakuruar nga mjekët në Onkologjik, nga letrat e saj dërguar spitalit, citojmë disa prej tyre (ruajtur e botuar nga Eglantina Mandia në veprën ‘Sonata e Hënës’ 1995).
“Drejtorisë së Spitalit Nr.2, Klinika Onkologjike, Reparti i Kirurgjisë Tiranë: Është hera e dytë që i drejtohem drejtorisë. Prita një muaj dhe asnjëri s’u interesua. Më në fund u shtrova në 27 shkurt. Erdha në konsultë herë pas here. Dr. Agroni (Gjata) më tha ‘Përse nuk je operuar?’ dhe unë e pyes veten, pa kuptuar arsyen. Pse u zgjat kaq shumë?!... Në qoftë se nuk duhet të më kurojnë, duhet ta thonë. Unë po zvarritem”. (Rrëshen, 5 nëntor 1981.) “Reparti i kirurgjisë, në Klinikën Onkologjike mban një qëndrim antimjekësor ndaj sëmundjes sime. Unë zvarritem gjashtë muaj me radhë (Rrëshen 14 dhjetor 1981). Sipas rregullave duhet të isha operuar këtu e gjashtë muaj”, (Rrëshen, 7 dhjetor 1981).
A u trajtua sëmundja e saj si duhet?
E shtruar gjashtë herë në Spitalin Onkologjik, vihet re trajtimi mizor prej mjekëve. Ajo nuk operohet në datën 28 tetor 1981, sipas vendimit të komisionit të mjekëve të përbërë nga Agim Gjata, Tika Theodhosi, Naun Theodhosi. Shtrimi i katërt do të bëhet më 14 prill 1983. Megjithëse konstatohet edhe ujë në brinjë, nxirret më 18 prill nga spitali prej mjekut Skënder Xhelili. Edhe në shtrimin e gjashtë, megjithëse konstatohet “infiltrim në ureter”, nxirret sërish nga doktor Skënder Xhelili në 12 korrik 1983, për të vdekur e shoqëruar nga metastazat dhe nga njerëz metastaza, një muaj më vonë:
Cila është deklarata e Hektor Kokalarit që ju dispononi?
E riprodhuar me korrektesë të plotë është kjo: “19 JANAR 1991.
Bashkë me djalin u nisëm në Rrëshen. U paraqitëm në Komunale, të cilët na dhanë lejen e zhvarrimit. Hapëm varrin, ishin eshtrat e saj. E kuptova nga pelerina që vishte gjatë jetës. Kjo pelerinë ishte nga ato të ndihmave të UNRAS, që për çudinë time, nuk ishte konsumuar!
Djalin e dërgova të merrte arkivolin. Unë mora të nxirrja eshtrat e saj, duke i pastruar nga balta. Befas nxora kocka të lidhura me një tel hekuri i ndryshkur, 5-6 mm i trashë dhe shumë i sertë. U mundova ta çlidhja, por nuk arrita. Ishte ftohtë. I mora ashtu siç ishin dhe i futa në arkivol. U nisëm. Gjatë rrugës, në dalje të qytetit, po fillonte mitingu i PD. Në qarkullim ishin organet e Sigurimit me në krye vet shefin e Degës.
Arritëm në Tiranë në mbrëmje vonë. Vazhduam rrugën për në Shesh- Tufinë. Vendi ishte i ndriçuar me qirinjtë. Koinçidoi Nata e Kadrit. Natën, e lashë me varret e familjes. Të nesërmen në të gdhirë, vajtëm dhe e varrosëm bashkë në varr me nënën dhe babanë e saj, ngjitur”, (Shënim i dhënë në vitin 2007)”. Vërtetësia e këtij fakti është e padiskutueshme.
U bë kërkesë zhvarrimi?
Së bashku me Hektorin, në gushtin e vitit 2007, shkuam tek zyra që merrej me varret dhe kërkuam që të na jepej mundësia ta zhvarrosnim e ta shpinim në një vend tjetër. Drejtori me mbiemrin Doçi, na e dha këtë të drejtë, por mbas dy ditësh familja e ktheu vendimin! Ideja ime ishte që gjatë zhvarrimit të filmoja telat dhe ata të vendoseshin në muze.
Është kërkuar një muze për të, ç’është bërë?
Ish-ambasadori amerikan Widhers, në një vizitë në Gjirokastër sugjeroi që shtëpitë e Musinesë të bëheshin muze. A do të kishte relike më denoncuese për komunizmin?! Por s’ka burrë nëne që i bind politikanët shqiptarë. Para disa javësh Bashkia Gjirokastër pohoi se do të ngrinte Muzeun e Enver Hoxhës, mbasi e kërkonin disa turistë (thonë se ishin eskimez e kinezë, afrikanë!). Ambasada amerikane jep një titull me emrin Musine Kokalari, por në Shqipëri s’bëhet një akt i tillë! Zot na ruaj!
Pse u lidh me tela ajo?
Nuk dihet pse u lidh me tela në duar Musineja. Disa minuta para varrimit, punëtori i Sigurimit dhe një anëtar këshilli shkuan tek arkivoli i saj. Jashtë ishin pallate në ndërtim; morën telat atje dhe e lidhën. (Për këtë kam intervistë nga I.Ll.,78 vjeç) Janë ca gjëra që nuk mbulohen e nuk harrohen nga njerëz normal. Vetëm në një shoqëri anormale mund të bëhet ndryshe.
Pse u lidh me tela dhe e vdekur?! Pse një urrejtje e tillë dhe një veprim makabër?! Çfarë duhej t’i thuhej dhe ashtu e shtrirë, e pa aftë të dëmtonte askënd?! Jo pak duan ta banalizojnë duke e quajtur këtë si kundërveprim të Enver Hoxhës për “refuzimin” që ju bë prej saj. Aspak. Ajo ishte e vetmja femër emblematike që krijoi me Isuf Luzin e Kastriot Muçon Partinë Social Demokrate, me fryme antikomuniste, në vitin 1943.
Ajo ishte e para që dha një notë pranë trupave diplomatike të forcave aleate (anglezë amerikanë), për të vëzhguar zgjedhjet, në vitin 1945. Në 23 janar 1946 arrestohet. Në sallën e gjyqit vjen me fjalën e mbrojtjes të përgatitur me shkrim. Përballë ka kryetarin Frederik Nosi e prokurorin Nevzat Hasnedari, personi më kriminel i njohur gjer më sot në fushën e torturave.
Musine Kokalari deklaroi: “Unë s’jam fashiste. Kam kulturë demokratike, jam nxënëse e të ndriturit Sami Frashëri. Komuniste s’jam dhe as që e kuptoj. Në këtë gjyq janë të pandehur 37 veta. Jemi katër grupe, tri grupe kemi një gjë të përbashkët: një notë drejtuar aleatëve, që të shtyheshin zgjedhjet dhe si koalicion demokratik të merrnim pjesë në zgjedhje”.
E ndiqte Sigurimi në Rrëshen?
Po. Ajo u dënua me 20 vjet burg, prej të cilit del në vitin 1961 dhe vazhdon me izolimin total në Rrëshen gjer në vdekje, e ndjekur nga bashkëpunëtorë e Sigurimit me pseudonimet “Shkëndija”, “Reparti”, “Zamputa”, “BRISKU”, “Kalaja”, “Çajupi kreshnik”, “Bamja e pjekur”, “Besniku”, “Piktori”, “Lisi”, “Munella”, “Aparati”, “Besa”, “Pëllumbi”. (Sipas arkivit të Ministrisë së Brendshme). E shpallur “Nderi i Kombit”, me dy vëllime me veprat e saj botuar prej meje në vitin 2000, me financim të Ministrisë së Kulturës, ende është i trishtuar fakti që akoma kjo emblemë e inteligjencës shqiptare rri për tridhjetë vite me tela në duar. Për tridhjetë vite ende s’i është ngritur shtatorja në Tiranë! (Në këtë kryeqytet, si askund në rruzull, ka vetëm shtatore burrash). Nuk i është ngritur muzeu, megjithëse është sugjeruar nga aleati më i rëndësishëm i të tëra forcave tona politike, AMERIKA. Nuk i është botuar vepra e plotë, megjithëse duhet të merret qoftë forcërisht nga shteti, në kushtet që vet poseduesit e kanë deklaruar me shkrim porosinë e Musine Kokalarit të ruhen nga Arkivi i Shtetit. Nuk është vendosur ende në programet shkollore.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)