Busquets suspendohet me dy ndeshje

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova nuk do të mund të llogarit në shërbimet e Sergio Busquetsit në dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kampionëve ndaj Celticut.
Shtëpia e futbollit evropian e ka gjetur fajtor përfaqësuesin spanjoll, pasi e mori kartonin e kuq nga gjyqtari turk Cuneyt Cakir, pasi kishte ndërhyrë ndaj kundërshtarit, në fitoren 2:0 të katalunasve.
Trupi kontrollues dhe disiplinor i UEFA-s e suspendoi mesfushorin spanjoll pasi e shikoi me vëmendje rastin në video incizim. 24 vjeçari do të mungojë në ndeshjen e 23 tetorit ndaj ekipit skocez në shtëpi dhe pas dy javësh në Glasgow. Barcelona aktualisht gjendet në pozitën e parë të Grupit D me 6 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara. Kurse, Celticu është i dyti me katër pikë të grumbulluara, pa humbje.