Vriten 7 militantë të dyshuar në Pakistan

Zyrtarët pakistanezë të zbulimit theksuan se nga një sulm me aeroplanë të telekomanduar në Vaziristan të Pakistanit, janë vrarë shtatë militantë të dyshuar.
Zyrtarët thanë se pesë predha kanë goditur një automjet, pranë një shtëpie në Vaziristanin verior.
Veriu i Vaziristanit është strehë e njohur për militantët talebanë dhe ata të Al Qaidës. Ky rajon është i njohur si strehë e rrjetit Hakani, një grup kryengritës që fajësohet për një numër sulmesh në Afganistan.
Raportohet se ky është sulmi i katërt brenda një jave në ketë rajon.