E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vriten 9 palestinezë në Bregun Perëndimor/ Ushtria izrealite: Goditje për të arrestuar militantët e Xhidahit Islamik

Nëntë palestinezë kanë mbetur të vdekur gjatë një sulmi të ushtarëve izraelitë në Bregun Perëndimor.

Në mesin e të vrarëve u raportua edhe për një grua të moshuar. Ndërkaq, ushtria izraelite tha se trupat e saj hynë për të arrestuar militantët e Xhihadit Islamik që po planifikonin “sulme të mëdha”.

Nga ana tjetër, presidenca palestineze akuzoi Izraelin për masakër në qytetin Jenin, e cila ka qenë skenë e bastisjeve të përsëritura muajt e fundit.

Ministria palestineze e shëndetësisë identifikoi tre nga të vrarët si Magda Obaid, 60 vjeç, Saeb Izreiqi, 24 vjeç dhe Izzidin Salahat, 26 vjeç. Ndërsa 20 persona u plagosën gjithashtu, katër prej tyre në gjendje të rëndë, transmeton BBC. 

Inkursionet janë pjesë e asaj që ushtria izraelite e përshkruan si një ofensivë anti-terroriste që filloi prillin e kaluar.    

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›