E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Anëtarësimi në NATO /Ministri i Jashtëm i Turqisë: E pakuptimtë të rinisim dialogun me Suedinë dhe Finlandën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar se është e pakuptimtë të mbahet një takim trelateral me Suedinë dhe Finlandën, për të diskutuar mbi kërkesën e tyre për t’u bërë pjesë e NATO-s.

Ky qëndrim vjen pasi gjatë këtij muaji pati protesta në Stokholm. Cavusoglu u shpreh gjithashtu se nuk ka vullnet për të vlerësuar ndaras aplikimet për NATO të Suedisë dhe Finlandës.

Turqia ka shtyrë në kohë të pacaktuar bisedimet trepalëshe me Suedinë dhe Finlandën. Qëndrimi i Ankarasë vjen pasi në Stokholm u mbajt një protestë ku u dogj Kurani, libri i shenjtë i myslimanëve.

Suedia dhe Finlanda vendosën vitin e kaluar që t’i bashkoheshin NATO-s, pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›